Shqipëria në gatishmëri për virusin kinez! Manastirliu: 5 rastet e dyshuara rezultuan me grip!

TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot në mbledhjen e radhës së Task-Forcës për koronavirusin, ose njohur ndryshe si virusi kinez, se në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur dhe se 4 rastet e dyshuara që u verifikuan dje, ashtu si ai i pak ditëve më parë, rezultuan se ishin me grip sezonal. "Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të koronavirusit të ri dhe vendi ynë vijon të mbetet vend me rrezikshmëri të ulët. Nga testimi i pesë rasteve të dyshuara që kanë patur një histori udhëtimi në Kinë, analizat rezultuan negative, me grip. Shqipëria vijon të mbetet me rrezikshmëri të ulët, megjithatë ne po vijojmë me masat paraprake dhe trajnimet kaskadë, ku deri tani janë më shumë se 200 mjekë dhe personel shëndetësor i trajnuar për menaxhimin e rasteve potenciale të koronavirusit të ri" tha ajo.

Gjatë raportimit të masave të marra, drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se është mundësuar diagnoza laboratorike dhe testimi për koronavirusin mund të kryehet në laboratorin e Virologjisë në ISHP me nivel biosigurie dhe i çertifikuar ngga OBSH, ndërsa më tej do të specifikohet edhe diagnoza e koronavirusit të ri. “Është mundësuar që diagnoza laboratorike të kryhet në laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe brenda javës së dytë të muajit Shkurt 2020 do të mundësohet kryerja e diagnozës së plotë të koronavirusit të ri human”, tha Bino.

Drejtuesja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo u shpreh se janë menaxhuar me sukses pesë raste të dyshuara që kanë patur një histori udhëtimi në Kinë, nga të cilat dy kanë rezultuar grip dhe asnjëri nuk ka patur koronavirus. "Gjatë kësaj kohe ka një rënie të fluksit të udhëtimeve me destinacion Kinën. Megjithatë çdo udhëtar që vjen nga ky destinacion kontrollohet në pikat kufitare. Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar nga strukturat shëndetësore në pikat kufitare ajrore, detare dhe tokësore 110 shtetas që kanë udhëtuar në Kinë dhe asnjë nga këta udhëtarë nuk ka paraqitur shenja klinike të koronavirusit të ri në momentin e vlerësimit në nivel kufitar" thotë ministria. 

Deri tani ka pasur dyshime për pesë raste, i pari pak ditë më parë dhe katër të tjerët dje, por të gjithë kanë rezultuar negativ. Koronavirusi ka shënuar deri tani 638 të vdekur (dje 73 viktima) dhe mbi 28 mijë janë të infektuar në të gjithë botën. Virusi shfaqet me simptomat e një gripi të thjeshtë si kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genta: 07/02/2020 12:58

    Mbyllni ku-fij-teeeeeeeeeeee...mbyllini!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja