TIRANE - Një rast i ri pedofilie është zbuluar dje, ndërkohë që një burrë 49-vjeçar është shpallur në kërkim. Fatmirësisht, ngacmimi i tij ndaj një të miture, ka mbetur vetëm në kuadrin e ngacimit seksual.

Buriume zyrtare nga Policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se disa ditë më parë, në komisariatin numër 4, është paraqitur një grua, banuese në zonën e Qesarakës (zona e Freskut), e cila ka denoncuar 49-vjeçarin A.B., me origjinë nga Skrapari, fqinj i saj, “se ai ka ngacmuar seksualisht të bijën e saj, 12 vjeçe, nxënëse e klasës së gjashtë”. Menjëherë policia ka ndërhyrë, por burri i denoncuar nga gruaja fqinje, ishte larguar nga shtëpia dhe që prej asaj kohe është shpallur në kërkim.

Burimet policore kanë treguar për Shqiptarja.com, duke iu referuar denoncimit të nënës së vajzës 12 vjeçe, se A.B, kishte parë që e mitura ishte kthyer në mesditë nga shkolla dhe duke shfrytëzuar momentin, që prindërit e saj ishin në punë, ka trokitur në derë. Vajza ka hapur derën dhe ai është futur brenda.

Të njëjtat burime policore kanë pohuar, se ai është ulur pranë vajzës dhe ka tentuar për ta joshur, duke i thënë fjalë të bukura e duke e puthur. Por, kaq ka zgjatur gjithçka, sepse në korridorin e pallatit, ka dëgjuar hapa dhe pa rënë në sy, ka dalë nga banesa.

Tentative e marrëdhënieve me të miturën nuk është realizuar, ndërkohë, sapo prindërit janë kthyer në shtëpi, vajza 12 vjeçe i ka treguar të ëmës atë që i kishte ndodhur në mesditë. Nënë e bijë, janë paraqitur në komisariatin numër 4, ku dhe kanë denoncuar 49-vjeçari A.B., duke nënshkruar dhe deklaratën e saj.

Deri dje, megjithë kërkimet e policisë, ai nuk është arrestuar. Burimet kanë konfirmuar, se janë marrë të gjitha masat që të mbahet nën vëzhgim shtëpia e tij, nëse kthehet, me qëllim që të prangoset, për t’u hetuar në lidhje me denoncimin e nënës së vajzës, nxënëse e klasës së gjashtë.

Gjithashtu, të dhënat për të kërkuarin A.B., iu kanë shkuar edhe komisariateve tjera në Tiranë e rrethe, si dhe pikave kufitare. Por, deri dje në mbrëmje, ai nuk është vënë në pranga.

INVESTIGIMI I A1 REPORT

Gruaja: Im shoq ishte në dyqan, i ngritën kurth

Televizioni A1 Report, ka mundur të kontaktojë bashkëshorten e të kërkuarit, e cila ka thënë, se burri i saj s’ka asnjë faj, por akuzat ia kanë sajuar.

Gazetari: Ky është dyqani i A.B.?
Gruaja: Jo, nuk është ky
Gazetari: Po cvarë është kjo historia me atë punën që ka bërë?
Gruaja: Historia është e atyre feçkave këtu, po unë atë ditë kam qënë në shtëpi
Gazetari: E kanë sajuar?
Gruaja: E kanë sajuar, atë ditë Avniu ka qënë gjithë ditën i shoqëruar. Ka qënë këtu deri në orën një e gjysëm, pastaj ka vajtur në spital, se kishte nusen e kunatit. Unë nuk e mbroj, por është e vërtetë, se une kam nderin tim, por ka qënë gjithë ditën i shoqëruar. Të shtunën jam 2 turne në punë dhe nuk dija gjë çfarë bëhej të shtunën, për atë ditë e di.
Gazetari: Paske folur me të?
Gruaja: Është revoltuar tha se është bërë një grup, grupi i tërë femrave. Femra është çdo gjë aty, femra prish çdo gjë.
Gazetari: A jeni lidhur me policinë të paktën?
Gruaja: Po s'është rregulluar gjë, pa të jetë rregulluar... s’të lejnë këta, sepse shefin e krimeve, kjo nuk e di se çfarë e ka. Mund ta ketë dhe dicka, nuk e di, se akuzoj dot.

* Në foto bashkëshortja e të shpallurit në kërkim A.B

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.03.2013

Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)