Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Botërorin e skive, ka arritur një tjetër rezultat mbreslënës. Këtë herë në garën e Krontplaz të Italisë në disiplinën ‘Giant Slalom’.
18-vjeçarja në lëshimin e parë u rendit e teta, duke dhënë përshtypjen e një gare mjaft premtuese për të qenë në top-10. Mirëpo Lara ende s’e kishte thenë fjalët e fundit të saj pasi në lëshimin e dytë përmirësoi më shumë kohën, duke u renditur përfundimisht e katërta. Një rezultat përtej pritshmërive, duke patur parasysh se objektivi i skiatorës që përfaqëson Shqipërinë këtë sezon është të renditet në mesin e 15 më të mirave të botës.
Fakt është që Lara e humbi podiumin vetëm për 28 të qintat, ndërsa në krahasim me vendin e parë që u fitua nga Alice Robinson e Australisë, 18-vjeçarja ishte rreth 1 sekondë më e ngadaltë. Megjithatë skiatorja e Shqipërisë la pas konkurentet më të madhe të saj, me të cilën pritet të rivalizojë për titullin në sezonet e ardhshme, kroaten Zrinka Ljutic.
Gara e rradhes për Lara Colturin do të jeteë në Courchevel të Francës më 30 janar.