Një tjetër shpërthim me tritol është shënuar në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur fshatin Grude e Re. Mësohet se, sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në portën hyrëse të banesës së shtetasit Kole Bungaja.
Familja ka qenë në gjumë në momentin e shpërthimit, ndërkaq bëhet me dije se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Kujtojmë se, një tjetër shpërthim tritoli është regjistruar në orët e mbrëmjes së kësaj të shtune në lagjen “Guerrile” të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi në banesën e shefit të Stacionit Policor të Thethit, Prel Milanit, dhe nuk raportohen persona të dëmtuar.