Tjetër 'Shtëpi bari', 34 -vjeçari nga Kurbini mbushi banesën me kanabisi, prangoset (VIDEO)

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë se Kurbinit pasi është kapur duke kultivuar bimë narkotike.

Mark Jani (Prenga) kishte përshtatur një dhomë në banesën e tij për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit, të cilat u sekuatruan në cilësinë e provës materiale.

Në ndjekje penale ka shkuar dhe faturistja e OSHE-së së zonës R.LL 46 vjeçe banuese në Laç pasi akuzohet për shpërdorim detyre pasi në dhomën e përshtatur për kultivimin e kanabisit u gjend dhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Mbi 34 vjeçarin do të rëndojë akuza e kultivimit të bimëve narkotike dhe vjedhje e energjisë elektrike ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Kurbin. 

K.T./E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë