Tjetër skandal i policisë amerikane 
vrasin fëmijën 6-vjeçar, babai rëndë

Dy efektivë policie janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuzën se kanë vrarë një fëmijë 6-vjeçar Jeremy Mardis dhe kanë plagosur babain e tij Chris Few.

Norris Greenhouse dhe Derrick Stafford i kanë qëlluar me armën e shërbimit makinën ku udhëtonte fëmija. Ngjarja ka ndodhur në Marksville të martën në mbrëmje. Policët kanë qëlluar pasi makina u largua për të mos marrë gjobë. 5 plumba goditën 6-vjeçarin në kokë dhe gjoks duke i marrë jetën, ndërsa babai i tij është në gjendje të rëndë në spital.
 
"Fëmija nuk e meritonte të vdiste dhe kjo është ajo që është e rëndësishme" ka deklaruar kolonel Col Edmonson.

Ai ka treguar se pasi ka parë materialet filmike nga kamerat e vendosura në trupin e dy efektivëve ka mbetur i shokuar. "Unë mund t'ju them, kjo është gjëja më shqetësuese unë kam pare" theksoi Edmonson. 

Mbi dy policët tani rëndon akuza e vrasjes.  

policia amerikane
6-vjecari me babain e tij

policia amerikane
Dy policet e akuzuar per vrasje

policia amerikane
6-vjecari

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara