Perimetri i sigurisë së Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është sfiduar 3 herë brenda pak ditëve. Pas testit të kryer më datë 20 prill 2016 nga Autoriteti i Aviacionit Civil ku rezultoi se siguria ishte në kushte skandaloze në aeroportin Ndërkombëtar para disa javësh kanë kaluar perimetrin e sigurisë edhe dy djem.
Sipas burimeve për Shqiptarja.com dy personat arritën që t’i shpëtonin vëmendjen së sigurisë së aeroportit duke kaluar rrethimin duke u futur në pistë deri te shkallët e avionit, por që më pas u ndaluan para se të hipnin në avion.
Nga kontrolli rezultoi se nuk kishin objekte të paligjshme, por arsyet sesi dhe përse dy djemtë mbërritën deri te shkallët e avionit pa u pikasur duke kaluar të gjitha barrierat e sigurisë ende nuk janë zbardhur, ndërsa hetimet vazhdojnë nga organet përkatëse.
3 ditë më parë 3 persona të armatosur arritën që të thyenin rrethimin e aeroportit duke u futur deri në pistë duke grabitur me armë një nga makinat e blinduara që po transportonte rreth një milionë Euro të një banke të nivelit të dytë, ndërsa kushtet alarmante të sigurisë ishin paralajmëruar nga raporti i 20 Prillit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, por që më pas nuk kishte asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com