SHBA - Një tjetër tragjedi me armë është shënuar në SHBA duke shkaktuar vdekjen e 5 personave dhe plagosjen e një fëmije.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Manchester, një qytet i vogël të Illinois 110 kilometra nga Saint Louis.

Gazeta amerikane Fox News shkruan on line se ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e të mërkurës rreth orës 04:30.

Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ndodhet i shtuar në spital pas disa plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Ende nuk dihet arsyeja, që ka shtyrë personin të veprojë në këtë mënyrë. Sot shkollat nuk u hapën për nxënësit për arsye sigurie.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)