Tjetër triumf i Nico Rosberg në
"Formula 1", fiton edhe në Baku

Duket se ky do të jetë viti i gjermanit Nico Rosberg në Formula1. Piloti i Mercedes ka shënuar një tjetër triumf në këtë edicion duke shkëlqyer dhe përfunduar i pari për Çmimin e Madh të Evropës.

Nëpër rrugët e qytetit të bukur Baku të Azerbajxhanit, Rosberg e nisi dhe e përfundoi garën si i pari, duke mos iu rrezikuar në asnjë moment pozita e parë.

Pas tij në cakë arriti piloti i Ferrari Sebastian Vettel, ndërsa i treti Sergio Perez që me plotë meritë e siguroi podiumin pas një vozitje shumë të mirë. Pas tyre u renditen, Raikkonen, Hamilton, Bottas, Ricciardo, Verspateen, Hulkenberg dhe Massa.

Pas fitores së pestë në këtë edicion, Rosberg prinë në renditjen e pilotëve me 141 pikë, i ndjekur nga Hamilton që ka mbledh 117 pikë, ndërsa pasojnë Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen me 96 përkatësisht 81 pikë.

 Në renditjen e konstruktorëve prinë Mercedes me 258 pikë i ndjekur nga Ferrari me 177 dhe Red Bull Racing me 140.
Gara e ardhshme zhvillohet pas dy javësh për  Çmimin e Madh   të Austrisë.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën