Tjetër triumf për Eddie Redmayne

Tjetër triumf për Eddie Redmayne
Eddie Redmayne, aktori anglez 33 vjeçar, i preku të gjithë vitin e kaluar kur interpretoi matematicienin dhe astrofizikantin Stephen Hawking. Ky rol në filmin“The Theory of Everything”, i dha atij statujën e Oscarit si aktori më i mirë protagonist, duke lënë pas edhe Micheal Keaton tek “Birdman”.

Por duke parë trailer-in e filmit të ri të tij “The Danish girl”, shumë janë gati të vënë bast për një tjetër Oscar për Redmayne.  Redmayne luan artistin danez Einar Wegener, i njohur më vonë si Lili Elbe – një nga njerëzit e parë që i nënshtrohet një operacioni për ndryshimin e seksit.

Filmi, i bazuar në novelën me të njëjtën emër të David Ebershoff (2001), bashkon Redmayne me regjizorin e filmit “Les Miserables”, Tom Hooper. Me çështjet transeksuale, aktualisht në qendër të vëmendjes, pas tranzicionit publik të Caitlyn Jenner, filmi duket se do të gjenerojë Oskar për të dy, Redmayne dhe regjizorin Hooper.

“The Danish girl” e prodhuar nga “Focus Features, do të debutojë në Festivalin e Filmit në Venecia këtë javë si dhe në  Festivalin e Filmit në Toronto disa javë më vonë, përpara se të arrij në sallat e kinemasë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’