Nga Ministria e Mbrojtjes është konfirmuar zyrtarisht edhe një person i vdekur nga tërmeti. Trupi i pa jetë është nxjerrë nga rrënojat e hotelit "Miramar" në Durrës nga forcat komando, ndërsa raportohet se është viktima është mashkull. Kështu, kjo fatkeqësi natyrore, e çon në 12 numrin e personave që kanë humbur jetën deri në këto momente ndërsa operacionet për shpëtimin e të gjallëve nënë rrënoja vijojnë.
Lajmi kryesor:
DURRËS/ Nxirret e pajetë nën rrënojat e 'MiraMare' balerina nga Tirana, vëllezërit kosovarë të vdekur tek 'Tropikal' (VIDEO)









