Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë shtetërore lulishte për ta kthyer në hotel në Sarandë! Vetëdorëzohet në polici një prej biznesmenëve të përfshirë në skemën e falsifikimit

Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë shtetërore lulishte për ta kthyer në hotel në Sarandë! Vetëdorëzohet në polici një prej biznesmenëve të përfshirë në skemën e falsifikimit

Biznesmeni i përfshirë në tjetërsimin e pronës, Behar Muçobega

SARANDË-  Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi "gatuar" në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli.

Kështu raportoi Shqiptarja.com dhe Report Tv tri muaj më parë (2 qershor) për 10 personat e përfshirë në tjetërsimin e pronës publike, të cilët ishin zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë. 

40-vjecari u kthye nga Greqia sot në orët e para të mëngjesit, ai ishte person në kërkim prej 1 qershorit të këtij viti pas operacionit të Prokurorisë së Sarandës ku u lëshuan 9 urdhër arreste për zyrtare të ASHK, Bashkisë, biznesmenë e qytetarë lidhur me tjetërsimin e 9920 m2 truall në bregdet. Behar Muçobega akuzohet për “falsifikim dokumentash”, dyshohet si një nga përfituesit e një pjese të truallit.

Vetëm brenda pak orësh nga vetëdorëzimi, Muçobega ka dalë para Gjykatës së Sarandës,  ku ndaj tij është caktuar  masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. 
Nga operacioni i 1 qershorit u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 3. Gjykata liroi 5 nga të arrestuarit duke vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndërsa në burg ka ngelur vetëm noteri Aleko Anagnosti. Në kërkim vazhdon të jetë ish-Drejtori i ASHK Sarandë Ardian Kola si dhe biznesmeni Bedri Muçobega.

Në krye të listës të përfshirëve në skemën e falsifikimit është ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020.

Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga prokuroria, por burimet thanë se Kola është larguar jashtë vendit.

Dy vëllezërit Muçobega pronarë të një hoteli në Sarandë do të ndërtonin një të dytë në tokën shtetërore që përfituan përmes dokumenteve false. Vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega u akuzuan për falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Gjykata vendosi sekuestro preventive për tokën mbi 10 mijë metra katrorë ndodhur në afërsi të vijës bregdetare, Turizëm-Kanal i Çukës. Prokuroria bëri të ditur se kjo pasuri është regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Sarandës konstatoi se të gjithë këta persona kanë kryer bashkërisht tjetërsimin e pronësisë së tokës. Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar në fillim ishin Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët janë vënë në pranga. Këta të tre tokën e kanë shitur dhe dy biznesmenët duke bashkëpunuar dhe me noterin. Por përmes falsifikimit është kryer dhe miratimi i lejes së ndërtimit nga bashkia e Sarandës.

Dy biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega, 40 dhe 51 vjec, vëllezër, kanë akuza të ndryshme. Behar Muçobega akuzohet për falsifikim dokumentash dhe Bedri Mucobega akuzohet për pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Është shpallur në kërkim Ardian Kola, ish drejtues i ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020. Kola ka qenë edhe kryetar i degës së Partisë Socialiste në Sarandë në periudhën maj 2018 – tetor 2020.

Më 1 qershor u arrestua nga policia Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar tashmë te persona të tretë, të cilët tashmë janë në prangat e policisë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tepelena: 07/08/2022 18:46

    Te shkaterrohen hotelet me tritol jo me fadroma se nuk kemi naft... keta pronaret fshatare te futen nga 20 vjet burg zagaret..

    Përgjigju
  • Më shumë: 07/08/2022 08:57

    Nuk paska paguar aq sa duhet ky. Tani hapni edhe dosjet e gjitonëve aty. Po ua mbajti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet e hidrokarbureve, a po i mbron Bordi i Transparencës interesat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik