Tjetërsuan 36 ha në Spille, pendohet
ish-kreu i Hipotekës së Kavajës

Ish-kreu i Hipotekës së Kavajës është gati që të bashkëpunojë me drejtësinë në lidhje me skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë, ku nën akuzë janë vënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Seid Cikalleshi, i cili është edhe vjehrri i kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Dajës, ka pranuar akuzat dhe pritet që në fazat e tjera të gjykimit të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Cikalleshi, së bashku me ishnënprefektin e Tiranës, Fatos Kajën, janë ndër 11 personat e lënë në burg për tjetërsimin e 36 hektarëve të tokave në bregdetin e Spillesë. Burimet thonë se Cikalleshi do të tregojë përpara hetuesve se si zhvillohej kjo skemë, sa kanë qenë përfitimet dhe cilët ishin aktorët kryesorë.

Ai u vetëdorëzua në polici, pasi u shpall në kërkim për skandalin e pronave, ku një pjesë e tyre ishin përvetësuar edhe nga familjarë, të afërm të ishkreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshit.

Burimet nga “Prokuroria” thonë se për Rroshin nuk ka ende asnjë hap hetimor dhe deri më tani nuk do të ketë kërkesa për t’u pyetur lidhur me pronat që familjarët e tij kanë marrë përmes kësaj skeme.

SKEMA E TJETËRSIMIT: Duke abuzuar me detyrën, Cikalleshi, në bashkëpunim edhe me 10 të arrestuarit e tjerë, kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshimin e zërit kadastral për një sipërfaqe prej 36 hektarësh tokë në vijën bregdetare Spille, Kavajë.

Në parcelat me numër pasurie 1, 35, 37, 178, duke e tjetërsuar pronën nga tokë pa frut në tokë arë, kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundërligjshme të kësaj sipërfaqeje tokë në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Gjatë hetimeve paraprake, dokumentohet bashkëpunimi kriminal midis ishpunonjësve të Komunës Kryevidh dhe punonjësve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë. Ata në bashkëpunim me njëritjetrin dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2013-2016 dhe kanë realizuar tjetërsimin e ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore.

Nga deklarimet e shtetasve që u janë shënuar emrat në Aktin e Marrjes së Tapisë së Pronës, rezulton se nuk kanë pasur dijeni që janë pajisur me tokë e aq më tepër që nga viti 2000. Ata as nuk kanë bërë kërkesë dhe disa nuk janë pajisur me AMTP, si dhe rastet e personave, të cilët kanë përfituar dhe tjetërsuar prona, pa ditur vendndodhjen e pronës apo personat që e kanë tjetërsuar.

Pra, rezulton qartë se një numër i konsiderueshëm AMTP janë shfaqur një ditë të caktuar dhe janë bërë objekt regjistrimi. Pjesa më e madhe e tyre deklarojnë se i kanë dhënë shtetasit Ilir Kaja vetëm kartën e identitetit, pas vitit 2011, dhe më pas janë paraqitur te noterët për të bërë transaksione me persona që nuk i kishin takuar apo njohur më parë.

Nga deklarimet evidentohet fakti që toka, e përfituar në këto pasuri, është dhënë jashtë kritereve ligjore të përcaktuara në ligjin 7501 “Për Tokën”, kjo pasi të gjithë deklaruesit e përmendur më sipër janë plotësuar plotë- sisht me tokë nga komisioni i ndarjes së tokës që në vitin 1991, sipas normës për frymë që kishte çdo fshat.

Marrë nga: panorama.com.al

Redkasia Online
N.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot