LEZHË- Dy persona u plagosen rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga  dhe u përmbys në një kanal në rrugën e vjetër Laç-Mamurras. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 të së mërkurës, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Të plagosurit, shoferi  dhe pasagjeri u dërguan me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe sipas  të dhënave, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Policia e cila mbërriti  menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij  aksidenti i cili është i 9-ti që ndodh në harkun kohor të 1 javë në rrugët e Qarkut  të Lezhës.

Bilanci i këtyre aksidenteve gjatë kësaj periudhe është 2 viktima dhe  18 të plagosur, ndërsa situatë e krijuar ka vënë në alarm Policinë Rrugore, e cila  është vënë në lëvizje, duke ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.