Tjetër rast shkurtimesh stafi, Spotify vendos të pushojë 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

Tjetër rast shkurtimesh stafi, Spotify vendos të pushojë 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

Foto ilustruese

Gjigandi suedez i transmetimit të muzikës Spotify lajmëroi se do të shkurtojë 6% të stafit, pra rreth 10,000 punonjësve, duke përmendur nevojën për të përmirësuar efikasitetin. Shumica e kompanive të njohura kanë njoftuar shkurtimin e punonjësve këtë vit siç është edhe Twitter në kohët e fundit apo Microsoft dhe Alphabet, kjo për shkak të humbjeve të tyre. Alphabet, e cila zotëron Google, tha se do të lironte rreth 12,000 vende pune, ndërsa Microsoft tha se deri në 10,000 punonjës do të humbnin punën e tyre.

“Unë isha shumë ambicioz dhe investova para se të ardhurat tona të rriteshin,” postoi shefi në blogun e kompanisë.

Spotify nuk ka postuar kurrë një fitim neto gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga popullariteti i tij në tregun muzikor në internet.

“Unë marr përgjegjësi të plotë për lëvizjet që na sollën këtu sot,” shtoi Ceo.

Spotify, i cili kishte rreth 9,800 punonjës me kohë të plotë vitin e kaluar, tha se priste të pësonte të paktën 35 milion € (30 milion £) humbje pas pushimit të punonjësve.

Kompania suedeze, e cila është e listuar në bursën e Nju Jorkut, ka investuar shumë që nga fillimi i saj, për të nxitur rritjen me zgjerime në tregje të reja dhe me përmbajtje ekskluzive si podkastet. Kompania  e kishte paralajmëruar që tetor të 2022 se do të lironte vende pune në 2023.

Njoftimi i Spotify vjen në një kohë kur kompanitë e teknologjisë po përballen me rënie pasurie, ndryshe nga fillimi i pandemisë që punësuar me qindra njerëz, kjo për shkak se duke qenë të izoluar të gjithë njerëzit iu drejtuar rrjeteve soaciale. Në fillim të këtij viti, Amazon njoftoi se planifikonte të shkurtonte më shumë se 18,000 vende pune për shkak të “ekonomisë së pasigurt” dhe punësimit të shpejtë gjatë pandemisë. Në nëntor, Meta njoftoi se do të shkurtonte 13% të fuqisë punëtore, gjithsej 11,000 punonjës.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim