Vitet e fundit është folur për krizë të thellë financiare te Barcelona, por kësaj situate duket se po i vjen fundi, pasi klubi katalanas ka zyrtarizuar marrëveshjen me “Spotify”, nga e cila do të përfitojë 435 milionë euro.
Gazeta katalanase ‘Sport’, ka zbardhur detajet e marrëveshjes me kompaninë suedeze. “Spotify” do të jetë e stampuar në fanellën e skuadrave të meshkujve dhe femrave të Barcelonës, nga ku do të përfitojë 240 milionë euro për katër sezone.
BARCELONA.jpeg" style="height:396px; width:720px" />
Këtyre u shtohen dhe 180 milionë euro të tjera për emrin e stadiumit për 12 vitet e ardhshme, si dhe 15 milionë euro për fanellat e stërvitjes. Por, sipas gazetës spanjolle në fjalë, kjo shifër mund të dyfishohet për të arritur deri në 960 milionë euro.
Marrëveshja e Barcelonës me “Spotify” është realizuar në veçanti për materialet stërvitore, për fanellat zyrtare si dhe për stadiumin. Marrëveshja për fanellën është për katër sezone, ajo për stadiumin për 12 sezone, teksa ajo për materialet stërvitore për 3 sezone.
Sipas gazetës “Sport”, mes presidentit Laporta dhe drejtuesve të kompanisë suedeze është arritur një tjetër marrëveshje, sipas së cilës, palët do të ulen të negociojnë mes tyre në vitin 2026 kur të përfundojë financimi i emrit në fanellë.
Por marrëveshja për vendosjen e emrit të “Spotify” në fanellën e Barcelonës mund të mos jetë i vetmi burim të ardhurash. Sipas presidentit Laporta, po negociohet dhe për një sponsor në njërën nga mëngët e fanellës. Deri më tani në adresë të klubit kanë mbërritur 6 oferta me vendimin që pritet të merret në vazhdim.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
Champions League/ Mësohet çerekfinalja e parë, Interi gjen Bayern Munich! Më tej Barcelona, PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive
11 Mars, 22:51
-
Rikthehet Champions League, sot mësohen katër çerekfinalistët e parë! Inter dhe Bayern me ‘një këmbë’ në fazën tjetër
11 Mars, 09:59
-
Tragjike/ Shtyhet Barcelona - Osasuna! Gjendet i pajetë mjeku i katalanasve
8 Mars, 20:53
-
Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në
5 Mars, 22:56
-
Champions League/ Interi 'i gjymtuar' në transfertën holandeze! Bayern gjen Leverkusenin në derbi, spikat PSG - Liverpool! Benfica sfidon Barçën
5 Mars, 09:01
-
GOLAT/ Ndeshje e 'çmendur' në Kupën e Mbretit, Barcelona barazon 4-4 kundër Atl. Madrid
26 Shkurt, 08:59
-
Laporta vlerëson Hansi Flick, mësohet dhurata e presidentit për trajnerin e Barcelonës
25 Shkurt, 14:41
-
VIDEO/ VAR dhe gol me penallti, Barcelona fiton kundër Vallecanos dhe merr kreun e La Ligas
18 Shkurt, 08:45
-
Shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona shmang Realin! Dy çiftet gjysmëfinaliste
12 Shkurt, 13:38
-
Barcelona bën detyrën, mposht 1-4 Sevillan dhe rihap garën për titullin kampion në La Liga
9 Shkurt, 23:02
-
VIDEO/ Barcelona 'shuplakë' Valencias, katalanasit fitojnë 0-5 dhe gjejnë gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
7 Shkurt, 10:47