Policia Rrugore në kuadër të operacionit “Tispol”, është fokusuar këtë fundjavë tek kontrolli i kombinuar i shpejtësisë në rrugët interurbane dhe urbane, në kontrollin e nivelit të përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve si dhe në kontrollet e mjeteve që rezultojnë debitore.
Sipas njoftimit të policisë, në 48 orët e fundit janë arrestuar 15 shoferë për shkelej të ndryshme si dhe janë vendosur rreth 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Në disa raste qytetaret kanë tentuar të korruptojë dhe punonjësit e policisë për t’i shpëtuar gjobave.
“Tju jap noj kafe të mirë, pa i rënë njeriu në qafë”- thotë një nga shoferët ën video, por policia i vendos prangat.
Masat e policisë:
Në funksion të këtyre kontrolleve përgjatë fundjavës, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë:
• Arrestuar në kushtet e flagrancës 15 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
• Pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• Pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
• Ndaluar administrativisht 105 mjete të cilat rezultuan me detyrime të pashlyera.
• Vendosur 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Rastet e Mitëdhënies:
Në rrugën “Xhorxh W. Bush” u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike dhe drejtim i mjetit në mënyre të parregullt, shtetasi me iniciale E.A vjeç 28, pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l ku gjatë kontrollit policor me qëllim shmangien e penalizimit, drejtuesi i mjetit i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 1000 leke.
Në rrugën “Konferenca e Pezës”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për vepren penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike, shtetasi me iniciale A.B vjeç 36, pasi drejtonte mjetin me targë të modifikuar dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 2000 lekë.
Në rrugen “Abdi Toptani”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprat penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, shtetasi me iniciale A.S vjeç 25, pasi nuk iu bind shenjës për të ndaluar, shkeli semaforin dhe rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.65 mg/l, dhe me qëllim shmangien e penalizimit u ofroi punonjësve të policisë një shumë prej 3000 lekësh.
RESPEKTE POLICISË së SHTETIT ! Bjeruni Kërmave SHOFERË që i mbushën RRUGËT e Shqipërisë me GJAK FËMIJËSH , PLEQSH! Asnjë mëshirë për SHOFERAT më të ndyrë dhe më mendjemëdhenjë të gjithë Botës! Duhen KATËRFISHUAR GJOBAT për këta PLEHRA SHOFERË Shqiptarë , sepse janë ARROGANTË të poshtër kur janë në TIMON! Janë më FODULLA sesa ai Fredi QEROSI , që komenton këtu tek shqiptarja.com! Fredi që mbyll sytë kur ÇUPAT e tij shkojnë për gjithë Natën në SEMAFOR !???! Fredi KOKËLOQJA!
PërgjigjuNa hapet barkun me keto lajme.. Policet Shqipetar jan letyra..mbyllin syt kur ju kalon para me 200 km/h te forte, me njerëzit e rregullt pastaj i shtrydhin pa asnje lloj motivi
Përgjigjute ju kishe dhene 100mije te vjetra dhe do e kishim pare pastaj
Përgjigju