TKE “Spahivogli”, turne me
“Zotin e Masakrës” në Elbasan

TKE “Spahivogli”, turne me<br />“Zotin e Masakrës” në Elbasan
Premiera “Zoti i masakrës” e ngjitur gjatë muajit mars në Teatrin Eksperimental “Spahivogli” do të nis një turne treditor në Elbasan dhe më pas në rrethe të tjera të vendit.

Drejtori i Teatrit Eksperimental Kiço Londo deklaron se institucioni, pavarësisht  premierave intensive që jep gjatë gjithë javës në Tiranë, do të vijojë edhe një program paralel në rrethe të tjera të vendit.

“Janë 15 shfaqje dhe rreth 6 premiera aktive duke filluar që nesër, pra të enjte, të premte, të shtunë në orën 17:00 do të jemi me “Zotin e masakrës” me një komedi të Jasmina Rezës në Elbasan. Ndërkohë që këtu do të ketë dy shfaqje paradite nesër edhe një shfaqje në darkë që është “Tramvaji dëshirë”, u shpreh Londo.
 
Ndërkohë gjatë dy javëve të fundit në Teatrin Eksperimental vijojnë të shfaqen me sukses premierat më të reja “Tramavaji dëshirë” dhe “Ferma e kafshëve”.

Londo: TKE ka publik,s’ka vende
Londo pohon se godina e teatrit eksperimental është në proces restaurimi dhe është bërë më funksionale për publikun. Por sipas tij, suksesi i shfaqjeve sjell nevojën për më shumë vende në sallën e teatrit.

“Prania e publikut është mjaft e kënaqshme, për shembull dje që ka qenë e martë shfaqja “Ferma e kafshëve”, jemi detyruar të fusim rreth 50  karrige mbi kapacitet edhe pse na duhet të themi se nga 12 teatrot profesioniste marrim vetëm 2,5 % të buxhetit të përgjithshëm dhe realizojmë 60% të repertorit kombëtar të shfaqjeve teatrore”, tha Londo.

Komedia “Zoti i masakrës” do të shfaqet tri ditë rresht për publikun në teatrin “Skampa” të Elbasanit në datat 27, 28 dhe 29 prill. Kjo komedi mbështetet mbi veprën e Jasmina Rezës dhe është përkthyer në shqip nga Nasi Lera.

Komedia ngjitet në skenë me regjinë e Kiço Londos dhe interpretimin e aktorëve Erand Sojli, Alert Celoaliaj, Ermira Gjata, Ermira Cerkozi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar