TKE “Spahivogli” /“Drama e dy karaktereve” me Igli Zarkën dhe Krist Lleshin ngjitet me sukses në skenë

TKE “Spahivogli” /“Drama e dy karaktereve”  me Igli Zarkën dhe Krist Lleshin ngjitet me sukses në skenë

Pamje nga premiera

Drama e dy karaktereve” (“The two character play”, ose e njohur ndryshe edhe si “Outcry”) është vepër e autorit amerikan Tennessee Williams.

E përkthyer nga Kozeta Kurti, kjo dramë vjen premierë për herë të parë në Teatrin Hampstead të Londrës. “Drama e dy karaktereve” është pjesërisht autobiografike. Personazhi i Clare është frymëzuar nga Rose Williams, motra e autorit, kurse Felice, personazhi tjetër, është bazuar në karakterin e vetë autorit.

“Natyra e kufizuar e ekzistencës njerëzore”,- ishte një nga temat më të rëndësishme gjatë karrierës së Williams-it dhe kjo vepër konsiderohet si qasja e tij më personale e mundshme. 


(Momente nga premiera)
Në fillimet e saj, kur kjo vepër u ngjit në skenë shfaqja nuk u prit mirë, as nga kritika dhe as nga publiku, madje shpesh u konsiderua si arratisje prej teatrit, por “Drama e dy karaktereve” vërtetoi të kundërtën në shfaqjen e premierës. Publiku e ka pwlqyre dhe duartrokitur shfaqjen. E luajtur nga aktorët shqiptarë dhe Krist Lleshi në rolin e Clare dhe Igli Zarka në rolin e Felices, aktorët, njësoj si edhe karakteret që ata interpretojnë, sado që përpiqen, nuk munden të gënjejnë veten për t’ju larguar realiteteve të prodhuar nga gjendja e tyre e rënduar psiqike. Kjo gjendje përcillet e fortë në sallë. Igli Zarka, për rrjedhojë ka edhe rolin e regjisorit, dhe gjatë gjithë kohës ka arritur ta ballafaqojë publikun me të vërtetat e errëta të të qenit thjesht njerëzor. 

(Momente nga premiera)
Për herë të fundit kjo dramë është vendosur në skenë në vitin 2014-të dhe Shqipëria është vendi i parë në Europë që guxon me dramën personale të një prej dramaturgëve më me ndikim në fushën e teatrit, në mbarë botën, fitues dy herë i çmimit “Pulitzer”.

“Drama e dy karaktereve” e autorit amerikan Tennessee Williams, do të shfaqet sërish në skenën e sallës “Goethe” në datat 14-15 dhe 20-21-22 Prill.

(Momente nga premiera)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)