'Shpërthen' Igli Zarka ndaj Ilir Shaqirit: Ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo

'Shpërthen' Igli Zarka ndaj Ilir Shaqirit: Ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo

Igli Zarka dhe Ilir Shaqiri

Ilir Shaqirit dhe Igli Zarkës janë përfshirë në një debat me njëri tjetrin. Pas performancës së aktorit, Zarka, kryetari i jurisë së spektaklit Ilir Shaqiri i ka thënë se problemi i aktorit është se nuk di të vihet në lojë teksa i ka thënë se askush nuk e ka shtyrë të vijë këtu me detyrim.

Pas deklaratës së Ilir Shaqirit në ‘Dance Albania’, Igli Zarka i është kthyer duke i thënë se ai nuk është mësuar që të luajë me veten.

Ilir Shaqiri: Do të përqendrohesha më shumë se ajo që ti thua është se ti nuk di të vihesh në lojë, nuk di të luash. Besoj asnjeri nuk të ka shtyrë të vish këtu me detyrim.

Igli Zarka: Ilir nuk të dëgjoj.

Ilir Shaqiri: Ky është problemi.

Igli Zarka: Nuk dëgjohet nga bokset, nuk është problemi im.

Alketa Vejsiu: Nuk ishte ironi, nuk dëgjohesh vërtetë.

Ilir Shaqiri: Problemi yt është që ti nuk di të vihesh në lojë, si me veten dhe si me ambientin që je.

Igli Zarka: Ilir, ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo.

Ilir Shaqiri: Jo, as unë nuk luaj me veten. Unë kam një rol dhe jam këtu, ti sot ke një rol tjetër dhe je aty

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale