teatri-kujtim-spahivogli-konference shtypi Foto Agim Dobi
Tiranë, 5 Shkurt / ATSH - Nepermjet një takimi me median në formën e një konference për shtyp, sot gjatë paradites në ambjentet e Teatrit Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" u shpallen fituesit e fazës së parë te projektit "Punishtja dramatike 1?.
Përfaqësuesit e Teatrit bëne me dije se në këtë projekt aplikuan 15 pjesemarrës me sinopset e pjesëve, që në fazat e mëvonshme do të çojnë në tekstin përfundimtar të dramës.
Juria që bëri edhe vlerësimin e sinopseve, ishte e përbërë prej emrave si, Stefan Çapaliku, regjisor dhe drejtues i projektit, Alida Cenaj, gazetare dhe kryetare e bordit artistik te TKEKS dhe Gjergj Prevazi - koregoraf dhe regjisor.
 
teatri-kujtim-spahivogli-konference shtypi Foto Agim Dobi
Ndërkohë që fituesit sipas vlerësimit të kësaj jurie u shpallen projektetet e mëposhmte
Oltion Kadaifçiu - me sinopsin "Sokoli". (ka mbaruar studimet për sociolo-filozofi)
Rogerta Nikolla - me sinopsin "Bijë e zotërve modernë". (ka mbaruar studimet për regji)
Elona Çuliq - me sinopsin "LiberNgranesi".(ka mbaruar studimet për psikologji, poete)
Lisandir Kola - me sinopsin"Zhguni". (poet, vjen nga fusha e letersisë)
Marsel Rupi - me sinopsin "Kërkohet një Kryeministër". (ka mbaruar studimet për regji)
Në fundin e takimit, TKEKS njoftoi se nga dita e hënë të pesë fituesit do të fillojnë punën për fazën e dytë të projektit.
/k.m//a.ke/