Tiranë, 7 Shkurt / ATSH - Java që vjen do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit edhe Operan e parë për këtë vit.
TKOB njofton se dy pjesë të Triptikut të Giacomo Puccinit, Operat me një akt Suor Angelica dhe Gianni Schicchi, janë produksione tërësisht të reja, që nga koncepti regjisorial, skenat dhe kostumet.
Ndërkohë që ky produksion do të risjellë edhe një herë në skenën e TKOBAP sopranon e njohur që kërkohet vazhdimisht nga publiku Ermonela Jahon, por edhe baritonin Gezim Myshketa, një artist shqiptar i cili gjithashtu na përfaqëson denjësisht në skenat botërore.
Baritoni Myshketa debuton edhe si regjisor pasi ka marre përsiper regjine e Operas Gianni Schicchi.
Kasti i këtyre dy operave përfshin edhe emra të tjerë të njohur që janë solistët e TKOBAP, si Irini Nikolla e cila do të jetë Suor Angelica në natën e tretë dhe të katërt, dhe Vikena Kamenica e Ivana Hoxha që do të interpretojnë tezen zemërgur të Suor Angelicas.
Ndërsa për Operan komike Gianni Schicci, kasti do të plotësohet nga emra të tjerë të njohur si Besa Llugiqi, soprano nga Kosova, Ramona Tullumani, Armando Likaj, Eriona Gjyzeli, Sonila Baboçi  etj.
Artistë të tjerë të ftuar janë nga Italia. Regjisori i Suor Angelica është Marco Pucci Cattena, një profesionist i regjisë operistike, veprat e të cilit janë vendosur në skenat e teatrove më të njohur të Italisë dhe botës.
Gianni Schicchi, personazhi do të interpretohet në natën e tretë dhe të katërt nga një bariton i cili vjen nga Italia, Leonardo Galeazzi dhe tenori në rolin e Rinuccio do të jete po italian, Gabriele Mangione.
I ftuari i fundit nga Italia do te jete Dirigjenti Sebastiano Rolli.
14, 16, 18 dhe 20 Shkurt 2015, Ora 19.00
/k.m/ /a.g/