Ilir Kerni, drejtor i këtij institucioni ka njoftuar për këtë çmim që do të ndahet në muajin qershor të këtij viti, duke njoftuar edhe mbi ftesën që i është bërë tash nga ky festival. Bëhet e ditur se për këtë çmim, Ilir Kernin e ka njoftuar drejtoresha artistike e këtij festivali Maria Pia Liotta, e cila ka njoftuar po ashtu se për këtë çmim kanë votuar unanimisht anëtarët e këtij festivali, çmim ky që jepet me dedikim për përsosmërinë e teatrove dhe operave kombëtare në botë.
Çmimi do të ndahet më 25 qershor, kurse festivali do të zgjasë deri më 27 qershor. Në këtë edicion të këtij festivali janë të ftuar edhe balerinë të famshëm.
