Tkurret numërimi mbrapsht për Albin Kurtin, LVV-LDK betonizojnë pozicionet e kundërta

Kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga mbyllja e afatit ligjor për formimin e qeverisë, marrëveshja midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK duke se ende është larg.

Ndërsa dje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa është shprehur se deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen ose të konstatohet se nuk do të ketë marrëveshje.

Mustafa tha se LDJ-ja i ka dhënë një propozim VV-së të cilin ajo duhet ta trajtojë me vëmendje, dhe deri në fund të kësaj jave të kemi një përgjigje.

Por duket se deri tani të dyja këto subjektet politike kanë pozicione të betonizuara dhe shprehin ekstremisht gjuhë polarizuese sa i përket ndarjes së pozitave në qeverinë e përbashkët.

Zgjedhja e Glauk Konjufcës për kryeparlamentar dhe votimi i tij nga LDK-ja, ka komplikuar edhe më tepër negociatat për koalicion, pasi pozita e Kryetarit të Kuvendit sipas marrëveshjes parimore do t’i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë situatë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin e rritur të ministrive dhe ka kërkuar postin e kryeparlamentarit deri në kohën kur të votohet presidenti dhe pastaj t’ia kthejë atë përsëri Vetëvendosjes.

Posti i presidentit është kërkesë eksplicite e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkesë kjo me të cilën aspak nuk pajtohet Lëvizja Vetëvendosje.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se në LDK ende nuk është diskutuar opsioni i një koalicioni me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet por ai tha se megjithatë nuk përjashtohet as edhe mundësia që pasi të bëhet koalicioni LVV-LDK pas një viti kur të jetë koha për të zgjedhur presidentin, të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Në rast mosarritje të marrëveshjes, formimi i qeverisë nga Albin Kurti pa Lidhjen Demokratike të Kosovës por me votat e kësaj të fundit, nuk është mohuar nga lideri i Vetëvendosjes, por se sa do të ishte funksionale një qeveri e pakicës njohësit e çështjeve politike kanë hedhur mjaftueshëm dyshime.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja