Tmerret në Afganistan/ Save the Children: Prej 20 vitesh, një fëmijë vritet ose gjymtohet çdo 5 orë! UNICEF: Nevojë emergjente për ndihmë humanitare

Tmerret në Afganistan/ Save the Children: Prej 20 vitesh, një fëmijë vritet ose gjymtohet çdo 5 orë! UNICEF: Nevojë emergjente për ndihmë humanitare

OKB ka ngritur alarmin se 10 milionë fëmijë afganë kanë nevojë të madhe për ndihmë humanitare, ndërsa UNICEF ​​po bën thirrje për rreth 200 milionë dollarë për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, tha Herve De Lys, Përfaqësuesi i UNICEF ​​në Afganistan në selinë e OKB -së në Nju Jork.

Vetëm këtë vit, më shumë se 550 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 1,400 të tjerë janë plagosur, vuri në dukje De Lys. Ndërsa sipas organizatës "Save the Children" 33 000 fëmijë janë vrarë dhe gjymtuar në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, mesatarisht një fëmijë në çdo pesë orë.

Sipas "Save the Children" numri i vërtetë i viktimave të konfliktit të drejtpërdrejtë të fëmijëve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se sa 32.945 pasi “ky numër nuk përfshin fëmijët që kanë vdekur për shkak të urisë, varfërisë dhe sëmundjeve".

"Kjo është qartë një krizë e mbrojtjes së fëmijëve në një vend që tashmë është një nga vendet më të këqija në tokë për të qenë fëmijë. Këta fëmijë janë të privuar nga e drejta e tyre për një fëmijëri të shëndetshme dhe të mbrojtur", tha De Lys.

UNICEF ​​është i shqetësuar se donatorët ndërkombëtarë po shkurtojnë ndihmat dhe kjo është edhe më problematike në këtë kohë të vështirë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb