për mbrojten e votës popullore, dyshimin se Rama është lideri gjithëpërfshirës dhe pabesueshmërinë e ofertës për një qeverisje ndryshe. Por funerali i PS-së që nuk duam të jetë, nuk e ka groposi “xhenazenë”. Prej sot gjithçka është “To be continued”. Palët brenda partisë më të madhe të të majtës janë poaq të përçara edhe pas kongresit të radhës. “Armiqtë” janë sot po aq anti-PS sa ç’ishin dje, do të bëjnë fushatë si dhe më parë, do të akuzohen se po bëjnë lojën e Berishës.
Kongresi nuk e siguroi elektoratin e majtë, që voton, se ajo do të mbrohet, se nuk do të bëhet si në 28 qershor 2009, apo si në dorëzimin pa kushte të bashkisë së Tiranës, sepse ky është dorëzim tek ai që realisht nuk ka marrë votën, por që lihet që të qeverisë. Edi Rama nuk guxoi të premtonte se ai do të ishte lideri gjithëpërfshirës që bashkon të gjitha rrymat dhe idetë brenda partisë së vet dhe jashtë saj. Nuk e tha se do të bënte aleancë gjithëpërfshirëse, pse jo edhe me LSI-në. Edi Rama prezantoi dhe foli si menaxheri i qeverisjes së ardhshme qendrore. Duke premtuar gjithçka që u është mohuar apo zhvatur shqiptarëve prej vitit
2005. Por njerëzit që ka afruar, që do të bëjnë ndryshimin e shumëpritur, mos ishin ata që kemi patur deri në shtator 2005, në krye të kleptokracisë “Nano”?.Sot është një ditë e re, por historia e djeshme socialiste “To be continued…”
(s.g/shqiptarja.com)