Një intervistë e Kryeministrit Rama në “Financial Times” u soll në foltoren e Kuvendit nga kundërshtarët e tij politikë, për ta akuzuar mbi qëndrime antishqiptare. Lidhur me deklaratën e Ramës në FT, së cilës i referohet opozita, ka dy momente që duhen sqaruar.
Së pari, Rama nuk tha se Kosova është toka e askujt. Përkundrazi, vetë gazetari i Financial Times, njoftoi në rrjetet sociale se kishte patur një lapsus nga ana e redaksisë. Sipas gazetarit, Rama nuk shprehej që “Kosova është toka e askujt”, por ishte duke folur për problematikën e ditëve të fundit në veri të Kosovës. Ndërkohë që Financial Times redaktoi shkrimin, opozita në Tiranë vijoi të akuzojë Ramën për qëndrime skandaloze, duke shtuar se “veriu i Kosovës po trajtohej si tokë pa zot”.
Në fakt, diskutimi që bën opozita shfaq një dozë të madhe injorance dhe padijeje me përkthimin që i bëjnë në shqip, një deklarate të dhënë në gjuhën angleze nga Kryeministri Rama. Termi “no man’s land”, i përdorur nga Rama, që në shqip përkthehet zakonisht si “toka e askujt”, gjen dy përdorime në gjuhën angleze:
1. Kur i referohemi një sipërfaqeje territoriale që nuk është nën kontrollin e askujt nga palët.
2. Kur i referohemi një situate e cila duket e paqartë dhe problematike për shkak se nuk gjendet zgjidhja mes kontraditave të dy palëve / kategorive.
Pra gramatika e gjuhës angleze tregon qartë kuptimet në të cilat mund të përdot “no man’s land”, përfshirë edhe kuptimin figurativ të termit. Në këtë kontekst, Rama i është referuar situatës së veriut të Kosovës, si gjendje, si problematikë, ku siç thotë ai, “krimi kombinohet me nacionalizmin” dhe jo si tokë pa zot./ Lexo.al
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.2%
-
Jo
47.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.1%
Vota total: 1638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
Jepi edvino jepi pz se je skenderbeusulltan i yne...urrraaa.
Përgjigju