/ATSH-Z.Tosku/- Nxënësit e shkollave 9-vjeçare janë pajisur me një paketë edukuese të quajtur "Toka e rreziqeve".
Gjatë kësaj jave është bërë dhe shpërndarja e paketës edukuese në disa shkolla të Tiranës, duke i paraqitur nxënësve një mjet të ri interaktiv për të mësuar më shumë rreth katastrofave natyrore.
Kjo paketë përmban një libër prej 30 faqesh si dhe një broshurë informuese me anë të lojërave argëtuese dhe vjen në sajë të bashkëpunimit të AMC me Fondin e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrën e Strategjisë Ndërkombëtare për Minimizimin e Katastrofave.
Pra,fëmijëve tani u shtohet edhe një mundësi tjetër e të mësuarit, por kjo duke u argëtuar. Ata mund të marrin informacion për dukuritë natyrore, ndikimin e njeriut dhe rolin e tij në ambient e natyrë dhe masa sesi mund te ulen rreziqet nga katastrofat natyrore të tilla si tërmete, përmbytje, uragan, etj.