Tokat bujqësore që janë dhënë në përdorim vetëm për aktivitet bujqësor, do të kalojnë në pronësi të përdoruesve brenda datës 31 dhjetor të vitit 2015.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit nga Këshilli i Ministrave, ku përcaktohen afate dhe procedura të reja për dhënien e tapive për familjet që ende nuk kanë arritur të hipotekojnë sipërfaqen.
Relacioni qe shoqeron kete vendim, sqaron se, "për ata që kanë një akt përdorimi të dhënë nga komisionet e ndarjes së tokave të pas vitit 1991, procedurat do të jenë më të thjeshtësuara, pavarësisht problematikave që mund të kenë në dokumentacion".
Përjashtim nga procesi i dhënies së tapive do të bëjnë ato toka bujqësore mbi të cilat ka vendim për kthim dhe kompensim prone, që janë në proces gjyqësor apo që janë në procedura legalizimi.
Problematike paraqitet marrja e akteve të pronësisë për ato familje që kanë përfituar tokë bujqësore, që e shfrytëzojnë atë, por që janë zhvendosur në një vendbanim tjetër. Në projektligjin e miratuar nga qeveria parashikohet e drejta e Këshillave të Komunave dhe komisionet e posaçme për tokat bujqësore, për të bërë verifikime në terren nëse toka përdoret për qëllime bujqësore. Vendimi i miratuar nga qeveria pritet që t'i japë fund problematikës me zbatimin e ligjit 7501, i cili u dha tokë në përdorim fermerëve por ende sot këta të fundit nuk janë bërë pronarë të saj.
ATSH
/Shqiptarja.com