Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: S'jemi kundër zhvillimeve, por duam vlerën e pronës sonë (VIDEO)

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Prej rreth 5 muajsh, banorët  çdo javë protestojnë duke kërkuar që të vihen në dijeni të projektit, dhe që tokat dhe banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu nga firma ndërtuese që ka marrë përsipër projektin.

'Ne do ta mbrojmë të drejtën tonë. Jo të rri naiv gjithë zona! Ai kryeministër që fshihet pas asaj ministres. Të vish këtu dhe të bësh reprezalje me fshatarët është e paimagjinueshme. Kryeministri të vij brenda javës të merremi vesh dhe ti japim përgjigje përfundimisht. Ne nuk jemi kundër rrugës por të na japin hakun tonë! Po protestojmë për të drejtën tonë. Të vish ta marrësh më 4 mijë lek. Këtë pronë nuk e japim se e kemi blerë me flori. Është masakër! 40 ha që kap kjo këtu! Pse të ushqehet ai me hakun e me djersën tonë. Pa na dhënë lekët sa e ka çmimi i pronës aq të na japin.'- u shpreh banori.

Protestuesit janë konfrontuar edhe me policinë në tentativë për të bllokuar aksin rrugor që të dërgon në aeroportin e Rinasit. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë.

Protestat në Bërxullë, vijojnë prej më shumë se katër muajsh, ndërsa vetëm në këtë fshat rrezikohen të shemben 22 banesa dhe të preken 50 hektarë tokë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lomi: 19/03/2023 20:57

    jemi i vetmi vend ne ballkan dhe europe qe njerezit protestojne per demshperblim te tokave,,,,aty duke patur parasysh qe do behet nje rruge me pagese,,,,,vlera per token e zene fshstareve duhet te jete 100 euro/m2....sepse kjo vlere lahet menjehere nga pagesa ne rruge..turp i madh,,shtet ne te poshter nuk kam pare....

    Përgjigju
  • Dulla: 19/03/2023 13:26

    Hidhni në gjyq firmën për çmimin e tokës. Shteti pastaj ta hedhi në gjyq për mos deklarim fitimi gjatë gjithë kohës së koncesionit. Se ashtu ka për të ndodhur. Do deklarojë vetëm humbje që edhe mirëmbajta edhe fitimi i tij të paguhen po nga Shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi