TOKIO, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ - Qeveria e kryeministrit japonez, Shinzo Abe miratoi masat e një stimulimi të ri ekonomik me vlerë 3,5 trilionë jenë, thënë ndryshe 29,2 miliardë dollarë në një përpjekje për të mënjanuar recesionin në vend.
Nga këto, 1,2 trilionë jenë do të shkojnë për kompanitë e vogla dhe të mesme (SME) për nxitjen e konsumit dhe 600 miliardë jenë do të shkojnë për ekonomitë lokale.
Rreth 1,7 trilionë jenët e mbetur do të shkojnë për rigjallërimin ekonomik të zonave të dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i marsit të vitit 2011.
Kryeministri Abe, i cili të enjten bëri betimin për mandatin e tretë në krye të qeverisë, paralajmëroi rigjallërimin e ekonomive lokale për shkak të zgjedhjeve lokale të pranverës së ardhshme.
"Ne do të rigjallërojmë ekonominë duke zbatuar stimulimin e saj", deklaroi Abe në një mbledhje të kabinetit sot paradite.
Megjithatë, kritikët thonë se stimulimi ekonomik do të ketë ndikim të vogël në ekonominë e tretë të botës./ a.jor.