TOKIO - Japonia, që vazhdon të jetë e tronditur pas vrasjes së dy shtetasve të saj nga grupi i Shtetit Islamik do të japë një ndihmë prej 15 milionë dollarësh për të luftuar terrorizmin në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, njoftoi sot shtypi.
"Me këtë gjest, Tokio do të demostrojë se nuk e mbështet terrorizmin", theksoi e përdithshmja "Sankei Shimbun".
"Kjo ndihmë do të njoftohet gjatë një konference për luftën kundër terrorizmit që do të hapet sot në Uashington", shtoi e përditshmja.
Ndihma do të shpërndahet nga ndërmjetësuesit e organizatave ndërkombëtare aktive në rajonet e prekura duke përfshirë këtu vendet në kufi me Sirinë dhe Irakun, ku pjesë të mëdha territoresh janë nën kontrollin e Shtetit Islamik.
Japonia kishte njoftuar më 17 janar një ndihmë prej 200 milionë dollarësh për vendet e prekura nga ofensiva e Shtetit Islamik./ATSH/
/Shqiptarja.com