Tom Doshi s'ka më vend në PS
ikën te PSD e Skënder Gjinushit

Tom Doshi s'ka më vend në PS<br />ikën te PSD e Skënder Gjinushit
Tom Doshi, ish-deputet i Partisë Socialiste, nuk ka ndërmend të largohet nga e majta.
 
Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit ai do të kandidojë për deputet me siglën e Partisë Social Demokrate (PSD) të Skënder Gjinushit.
 
Një fakt të tillë e ka pohuar vetë Gjinushi në "Opinion".
 
Sipas tij, Doshi do kandidojë për deputet në listën e PSD-së në qarkun e Shkodrës.
 
Tom Doshi u përjashtua nga Partia Socialiste një vit më parë kur deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Ilir Meta.
 
Pas këtyre deklaratave të cilat u konsideruan të rreme, Kryesia e Partisë Socialiste e ka përjashtuar Doshin nga partia.
 
Pavarësisht këtij vendimi të PS-së, Doshi nuk e tradhtoi të majtën, por në Kuvend votoi çdo projektligj të qeverisë edhe atëherë kur koalicionit i duheshin më shumë se kurrë votat, sidomos ato me shumicë cilësuar.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkonte e vinte si turist në Itali për të trafikuar drogë, arrestohet dhe dëbohet shqiptari! Jetonte në hotel dhe dyshohej për krime, ja çfarë iu gjet

Shkonte e vinte si turist në Itali për të trafikuar drogë, arrestohet dhe dëbohet shqiptari! Jetonte në hotel dhe dyshohej për krime, ja çfarë iu gjet