TIRANË- Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka bërë me dije se vendi ynë ndodhet në një pikë kritike sa i takon situatës së COVID, ku alarmante është infektimi i të rinjve, të cilët kanë shfaqur shenja agresive të sëmundjes. Në një intervistë për Report Tv, Tomini se trendi i të infektuarve ka ardhur në rritje javëve të fundit, teksa është ulur mosha e të prekurve.
"Jemi në një pikë delikat të kurbës s i përket rasteve të konfirmuara, është një situatë ku shihet një tendencë në rritje dhe të incidencë 2 javore që ka reflektuar edhe në masat e marra, ka shkuar mosha e të prekurve 25-34;34-45 vjeç. Ky është një element për të vendosur një sinjal alarmi, që të rinj edhe pa sëmundje shoqëruese janë shtruar në spitale", tha Tomini.
Ndalur te infektimi i fëmijëve, Tomini ka bërë një apel shumë të fortë për prindërit, që të mos i neglizhojnë asnjë nga shenjat klinike pasi janë raportuar raste kur fëmijëve si pasojë e COVID u janë prekur edhe organet.
"Kjo kategori, fëmijët, ka qenë e privuar me pa klinika agresive, por jo e paprekshme se është kategorizuar si grupi që transmetojnë, prekja e fëmijëve është vërtetuar si kontakte të prindërve apo gjyshërve, bashkëjetues me ta. Shërbimi i pediatrisë se kapacitet për të menaxhuar rastet, bokse të veçanta i janë dedikuar këtyre rasteve dhe po ndodhen me protokolle të caktuar. Këshillimi me mjekun pediatër duhet të jetë në vazhdimësi dhe të mos neglizhohen shenjat klinike ku favorizojmë edhe transmetim të infeksionit, por edhe të mos lëmë këtë grupmoshë deri në atë pikë për prekjen e multisistemike, sepse mjekët pediatër kanë raportuar raste të kapjes së organeve të pacientëve të vegjël që kanë pasur nevojë jo vetëm për trajtim spitalor, por edhe renimator", tha Tomini.
Aktualisht në vendin tonë janë rreth 2000 fëmijë të infektuar me COVID, 8 të shtruar në repartin infektiv në pediatri, 2 në terapi intensive. Ndërkohë, në një plan më përgjithësues, në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1075 raste të reja dhe 18 viktima.
Konstantimet i bejne ne rregull zonjat e ministrise dhe te komitetit te eksperteve, por kur vjen puna tek masat rreshqasin nga llogjika. Perderisa femijet jane faktuar si percues dhe perhapes infektimi pse nuk kaloni arsimin online por merreni me oren 22 apo 20 te darkes qe nuk ka pik rendesie ne perhapjen e infektimeve. Shkolla duhet kaluar urgjentisht online te pakten deri ne fund te Marsit derisa te ndryshojne disa parametra kohore dhe stinore.
PërgjigjuPerhapje paniku nga zyrtare shteterore. Kjo eshte poshtersi. Njerezit duan mesazhe optimizmi jo doza paniku.
Përgjigju