TIRANË- 2 mijë është numri i fëmijëve të infektuar me COVID gjatë periudhës gati një-vjeçare të pandemisë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se aktualisht janë 8 fëmijë të shtruar në repartin COVID në pediatri. Dy ndodhen në terapi intensive por nuk janë të intubuar. Fëmijët e shtruar në spital e të prekur nga virusi janë nga bebe në muajt e parë të jetës deri në moshën 12 vjec.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar rreth 2000 fëmijë me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë kaluar në shtëpi.
Ky pavion i posacëm për fëmijët e infektuar në pediatri ka kapacitete nga 12-20 shtretër, ndërsa mesatarisht koha e qëndrimit në spital varjon nga 10 ditë deri në dy javë. Gjatë muajit janar është vënë re një rritje e infektimeve tek moshat pediatrike.
Report Tv u interesua dhe pranë pediatrisë në QSUT por shefja e shërbimit infektiv, Gjeorgjina Kuli u tregua preferenciale në mënyrën e përzgjedhjes së dhënies së informacionit, duke mos pasur kështu transparencë mbi një cështje sensitive, siç është infektimi dhe pasojat që ky virus i rrezikshëm shkakton tek fëmiijët.
Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tregon se shërbimi i pediatrisë ka kapacitete për shtrimin e fëmijëve, ndërsa këshilloi prindërit që mos të ngelizhojnë shenjat klinie tek fëmijët që mund të cojë në agravim të gjendjes shëndetësore.
Prekja e fëmijëve me COVID-19 në vendin tonë ka ardhur prej kontakteve në rrethin e ngushtë familjarë, sic janë prindërit apo gjyshërit.