Tomori mund 1-0 Shkumbinin, del barazim 1-1 Apolonia-Kamza

Tomori mund 1-0 Shkumbinin, del barazim 1-1 Apolonia-Kamza
Apolonia priste në shtëpi Kamzën dhe fierakët ishin përgatitur për të fituar, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpresonin te mbijetesa. Por gjithçka ka përfunduar në barazim 0-0. Fierakët kanë qenë më superiore se kamzalinjtë, por nuk kanë mundur të finalizojnë. Kamza në 15 minutat e fundit të ndeshjes ka qenë në inferioritet numerik, pasi kapiteni Fatjon Tafaj u ndëshkua me të kuqe.

Kamzalinjtë shkonin në Fier që të mos mundeshin dhe rezultati përfundimtar i kënaqte miqtë. Pas kësaj ndeshje Kamza shkon në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Apolonia mbetet e parafundit me 11 pikë.

Tomori ndonëse kaloi një javë me probleme të shumta, ku të enjten trajneri Eqerem Memushi dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Gjithsesi beratasit kanë arritur të marrin një fitore me vlera duke mposhtur 1-0 Shkumbinin. Takimi ka qenë i fortë ku vendasit kanë qenë protagonistë si në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

Futbollistët e Tomorit kanë pasur disa raste shënimi, por goli i fitores është shënuar në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë nga Bakiu. Disa minuta para shënimit të golit nga Bakiu, beratasit realizuan me Milen, por goli është konsideruar i parregullt, Çdo vendim i gjyqtarëve, që ishte në disfavor të vendasve është kontestuar nga tifozeria beratase, ku nuk kanë munguar edhe ofendimet në kor. Ky tripikësh mund të përkthehet tripikësh mbijetese për beratasit.

Vllaznia e trajnerit Rudi Vata një javë më parë me fitoren 1-0 zbriti Teutën nga vendi i parë. Menjëherë u tha se po kthehet Vllaznia e vërtetë. Por një javë më pas shkodranët kanë bërë vetvrasjen para tifozëve të tyre duke u mundur 2-4 në “Loro Boriçi” nga krutanët. Kastrioti e nis takimin me gol, pasi në minutën e dytë shënojnë me Xhihanin. Pesë minuta më vonë Vllaznia barazon me Jablan. Por kjo është nata e krutanëve, pasi në minutën 16-të Sefa shënon golin e dytë. Në minutën e 39-të Dragoi realizon golin e tretë për Kastriotin, 1-3 mbyllet pjesa e parë. Pjesa e dytë është më e ekuilibruar. Shkodranët mundohen, por goli vjen vetëm në minutën e 78-të me Hajdarin. Kur mendohej në një përmbysje të shkodranëve, në minutën e 80-të Dragoi shënon golin e katër për Kastriotin.

Kategoria Superiore, java e 17-të
APOLONIA-KAMZA 0-0
TOMORI-SHKUMBINI 1-0
VLLAZNIA-KASTRIOTI 2-4
E dielë
SKËNDERBEU-LAÇI (13:00)
BYLIS-TEUTA (13:00)
FLAMURTARI-TIRANA (13:00)
DINAMO-POGRADECI (17:00)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore