Tomorr Alizoti: KAS të mos mohojë të drejtën për transparencë të zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Beratit nuk do të njihet

Ndërsa KAS nuk mori sot një vendim mbi  kërkesën ankimore të PD për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e  Beratit, duke e shtyrë për nesër, drejtuesi politik i PD për këtë qark, Tomorr Alizoti ka reaguar duke thënë se zgjedhjet në Berat nuk do të njihen. Me një deklaratë për mediat, ai tha se KAS nuk duhet të mohojë të drejtën për transparencë të zgjedhjeve.

"KQZ-ja e cila është përgjegjësja, nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura, të para në terren, të dokumentuara, të provuara. Atëherë, kjo tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve, derisa ajo bëhet palë. Zgjedhje më 25 prill nuk pati. Zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen. Kjo ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por të vullnetit të një populli i cili dëshiron dhe ëndërron të jetë pjesë e BE-së, të bashkimit m,ë të qytetëruar në botë, ku në të posedohet drejtësia, liria për të vendosur, demokracia. Demokracia është votë e lirë, individ i pavarur, liri dhe drejtësi", tha ai.

Sipas Alizotit, në zgjedhjet e 25 prillit u përfshinë krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës dhe punësimi sezonal. Po ashtu Alizoti akuzon PS se në Berat se në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin.

"Të zgjedhësh do të thotë, të jesh i lirë dhe të jesh i lirë, do të thotë të jesh i pavarur. Zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje. Në këto zgjedhje u përfshinë; krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal. Përveç blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin. Punësoi njerëz dhe kërcënoi njerëz me përjashtime nga puna. Madje, nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë lajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh parash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë, shpërndarjen e ndihmave, të rezervave të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë, thjesht për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, për të devijuar vullnetin e votuesve të Beratit. Po ashtu është për t’u habitur dhe për t’u çuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5292 vota u shpallën të pavlefshme. 93 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë", shton ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja