Zgjedhjet, KAS shqyrton ankimin e PD dhe LSI për rezultatin e Beratit, vendimi shtyhet për nesër! Salianji: Kemi bërë hetim, kërkesa s'ka argument ligjor

KAS ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës për shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Partitë opozitare kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet që kanë me procesin zgjedhor por gjatë diskutimeve nuk kanë munguar as debatet.

Përfaqësuesit e LSI kanë parashtruar pretendimet e tyre për shkelje në zgjedhje, kurse juristi i PS Eridjan Salianji tha se kanë bërë hetime dhe se komisionerët e të gjitha forcave politike kanë firmosur dokumentet edhe aty ku mund të ketë pasur ndonjë gabim material. Një debat është zhvilluar edhe mes përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike Marash Logu me anëtarin Ilir Rusmali. Logu ka kërkuar që KAS nuk të marrë provat nga prokuroritë, kërkesë kjo që erdhi pasi Rusmali i kërkoi të jepte prova për argumentet që dha lidhur me shkeljet në procesin zgjedhor apo siç pretendon opozita për blerjen e votave. Por, trupa e anëtarëve në përfundim për mbledhjes e  ka shyrë afatin e dhënies së vendimit për ditën e nesërme.

LSI ka depozituar 2 kërkesa ankimore për rezultatin në Qarkun Berat, një për rinumërim të votave dhe një tjetër për shpallje pavlefshmërie dhe ripërsëritje të zgjedhjeve. Ndërkohë që PD kërkon vetëm ripërsëritje të zgjedhjeve në të gjithë qarkun. 

PD ka ankimuar rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve. Surprizë në kërkesën e tyre ishte se nuk kërkonin rinumërim të votave, por direkt rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues. 

Edhe LSI ka ankimuar rezultatin e 25 prillit edhe për qarkun  Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës. Ankimimin për Gjirokastrën e ka argumentuar me faktin se sipas saj vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht Lëvizjen Socialistë për Integrim në zgjedhje.

Në mbledhjen e fundit të KAS u vendos që ankimimi i bërë nga PD-LSI për Gjirokastrën do të shqyrtohet duke marrë për bazë vetëm provat e sjella nga këto dy forca politike, pa marrë prova shtesë nga institucionet shtetërore. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesat e tyre, të cilët për pretendimet e tyre për krime zgjedhore, kërkonin që të merrnin informacione shtesë.

Më herët, përfaqësues të partive që kanë ankimuar rezultatet e zgjedhjeve, thanë se kanë grumbulluar shkeljet në procesin zgjedhor në 10 dosje, të cilat sipas tyre përbëjnë indicie të mjaftueshme për të provuar tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nga mazhoranca, nëpërmjet shitblerjes së votës apo përdorimit të presionit administratës publike për të votuar socialistët.

( Kliko këtu ) Dokumentat I me ankimin e LSI për Qarkun e Beratit

( Kliko këtu ) Dokumentat II me ankimin e LSI për Qarkun e Beratit

(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Beratit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
PD dhe LSI kërkojnë pavlefshmërinë për rezultatin e zgjedhjeve në Berat, KAS shtyn vendimin për nesër

KAS ka shtyrë për nesër dhënien e vendimit për kërkesën ankimore të PD dhe LSI për rezultatin në qarkun e Beratit.

Ora 12:25
Debate në KAS, Ilir Rusmali: Na thoni provat për blerjen e votave! Përfaqësuesi i PD: Pse refuzoni t'i merrni nga prokuroria?

 

Në mbledhjen e KAs ku po shqyrtohen kërkesat ankimore të PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve në Berat, ka pasurdebate edhe mes përfaqësuesit ligjor të PD Marash Logu me anëtarin Ilir Rusmali. Logu ka pyetur se përse KAS sipas tij nuk merr prova nga prokuroritë.

Teksa partitë e opozitës kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet që kanë me procesin zgjedhor, gjatë diskutimeve, nuk kanë munguar as debatet.

Pjesë nga debati:

Marash Logu: PD mendon që është shumë e qartë në qëndrimet e saj.

Ilir Rusmali: Mund të na thoni në rrethin e provave që keni për sa raste bëhet fjalë për blerje votash?

Marash Logu: Për të gjitha rastet të shitblerjes së votës kemi depozituar kallëzime penale. Ne kemi denoncuar raste të shumta të blerjes së votave.

Ilir Rusmali: Përgjigjja juaj është raste të shumta, e kam të qartë.

Marash Logu: Kjo është arsyeja që ne i sjellim këto kallëzime që i kemi depozituar që në datën 7 prill. SPAK me siguri ka kryer hetime dhe ne ju kërkojmë vazhdimisht ju që merrni informacion nga prokuroritë. Cila është arsyeja që ju refuzoni të merrni prova nga SPAK?

Ilir Rusmali: Këtë nuk e dini ju.

Marash Logu: Kallëzimi i rremë është vepër penale. Nuk bëjmë ne kallëzime të rrema. Pse refuzoni të merrni prova nga prokuroria?

Ilir Rusmali: Refuzimin dhe pranimin e merr nga trupa. Ke dhënë dy përgjigje. Për mua janë të dyja të mjaftueshme.

Marash Logu: Për 22 rastet që kemi folur, kemi depozituar ato prova që kemi pasur në dispozicion. Kjo është bërë për të lehtësuar punën e KQZ. Ne kemi kërkuar që të merren informacione zyrtare nga institucioni shtetëror. Kuantifikimi që ju kërkoni mund të dalë nëse ju pranoni të administroni prova nga PD. 

Ora 11:22
Diskutime në KAS mes përfaqësuesit të PS dhe LSI, Kaziaj: S'na dhe asnjë provë! Salianji: Duhet të ndash gabimin material nga shkelja e ligjit

Debate mes përfaqësuesit të LSI dhe të PS janë zhvilluar në mbledhjen e KAS ku po shqyrtohet kërkesa ankimore e PD-LSI për rezultatin e zgjedhjeve në Berat.

Përfaqësuesi i LSI: S'na dha asnjë provë Salianji, e falenderoj. Ne kemi prova të konsiderueshme të një natyrshmërie shumë të rëndë. Ne prandaj kërkojmë vlerësim objektiv.

Salianji: Ato që thashë mund ti them prapë. Duhet të ndash gabimin material nga shkelja e ligjit. Vetë anëtarët e lsi dhe pd e kanë hetuar kët ëqendër votimi. Këto shkelje që janë hetuar nga kzaz dhe janë konfirmuar nga ana jonë, nuk janë shkelje.

Përfaqësuesi i LSI: Për të 3 herë rrjesht po përsërit të njëjtat gjëra

Ora 11:09
Përfaqësuesi i PS në KQZ, Salianji: Kemi bërë hetim për argumentet e LSI, janë vetëm gabime materiale! Kërkesa politike, s'ka argument ligjor

 

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridjan Salianji tha se është bërë hetim lidhur me argumentet e sjella nga LSI dhe ka rezultuar që ka vetëm gabime materiale. Ai tha se kërkesa e bërë për Beratin është politike dhe s'ka vlerë ligjore.

"Kërkesën e lsi e kemi vlerësuar, ka ngritur pretendime konkrete, dhe ne kemi nisur hetim nëpërmjet komisionerëve tanë, dhe kemi nxjerrë konkluzionet tona, që prapësojnë pretendimet e lsi. Për zaz 65, janë numëruar si të rregullta të gjitha kutitë e votimit nga përfaëesuesit e të gjitha partive. Në QV 34,46 nëse nuk paraqitet operatori dhe votimi vazhdon, këtu ska parregullsi. Ska pasur shqetësime gjatë ditës së votimit nga asnjë forcë politike lidhur me zhvillimin e votimit. QV 33,56 pas hapjes së kutisë pas pasqyrimit gabimisht të rezultateve nuk u përdorën zarfet e duhura. Por kjo QV ska parregullsi.

Te qendra e fundit 31, 31 u vu re parregullsi dhe mopërputhje të shifrave pasi nuk ka parregullsi në vula. Duke qenë nga ana formale një kërkesë ligjore e vlerësuam dhe i hetuam. U konsultuam me komisionin rregullator kemi pasur përfaqësues si Pd lsi dhe Ps. Ne u njohëm me këto libra protokolli të kzaz, bënë konsultime me qendrat e votimit, këtë doja që ankuesit të kishin bërë. Tëq paktën të konsultohet me anëtarët e tyre. Këtu vijnë tregojnë gjysmën e filmit, nëse kanë pasur interes ti hskojën deri në fund problemit.

E di që 2 juristët e opozitës e npohin ligjin por se thonë, të shpallësh pavlefshmërinë e gjithë qarqet duhen votat prë 1 mandat. Ne vijmë këtu i  themi kasit unë kam gjetuyr këto 15 qendra dhe ju shpallinin të pavlefshme. Numri 10 mijë për shpalljen e pavlefshme nuk ekziston. Kjo është kërkesë politike ska asnjë argument ligjor dhe vlerë juridike. Ne jemi të detyruar ti dëgjojmë. Sa i përket zgjidhjes që ata kërkojnë nuk është këtu zgjidhja", tha Salianji.

Ora 10:48
PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat: Votat u blenë me 50 mijë lekë

 

Partia Demokratike kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, ku PS mori 5 mandate dhe PD 2. PS sipas PD e mori mandatin e 5-të me 77 diferencë nga LSI, kur vetëm vota të pavlefshme janë 5292. Përfaqësuesi i PD në KAS akuzoi se kandidatët e PS, kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person.

"Skema është kallëzuar në SPAK që përpara zgjedhjeve dhe funksionimi i saj përmes personave që e zbatonin është paraqitur si provë në Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve. Kryesuesja e listës së Beratit, Hatixhe Konomi, në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë administrative 1 në Berat, njëkohësisht kunat i saj, Mirel Konomi, kanë shpërndarë 50 mijë lekë për vitë, kupona për karta identiteti dhe 30 mijë lekë plus kuponit. Për identifikimin e tyre kanë përdorur rregjsitrin e Gjendjes Civile, që është përdorur në masë për zbarimin e kësaj skeme kriminale për blerjen e votave. Në lidhje me Nasip Naçon, PD tha në KAS se  i katërti në Qarkun e Beratit për PS ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli, të gjithë këta të kallëzuar në SPAK. PS theksoi se këto akte kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve".

“Partia Demokratike ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme faktin se në zonën zgjedhore Qarku Berat nuk kishte përballë saj një parti politike dhe kandidatët e saj që garonin me një ofertë politike, por pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale që blinin vota, kërcënonin qytetarët, intimidonin nëpunësit publikë, shpërndanin leje legalizimi/ndërtimi, licensa dhe shpërblime të ndryshme.”- u shprehën përfaqësuesit e PD në kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Ora 10:40
Kaziaj i LSI në KAS: Ka shkelje të rënda në disa qendra votimi, të përsëriten zgjedhjet

 

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në mbledhjen e KAS, teksa ka paraqitur sot argumentet që sipas tij justifikojnë ankimimin që LSI i ka bërë rezultatit të 25 prillin për Qarkun Berat.

Altin Kaziaj ka argumentuar kërkesën e LSI për përsëritje të zgjedhjeve me disa fakte që sipas tij vërtetojnë shkelje të rënda në disa qendra votimit.

Ai folur për mospërputhje të numrit të votuesve me fletët e votimit, duke përmendur edhe raportin 'pei'. Ai tha se në një qendër votimi ka pasur një kuti votimi të pa protokolluar.

Kaziaj tha se në një tjetër qendër fletë votimi janë hedhur në kutinë e materialeve zgjedhore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë