Rreth 100 efektivë policie të Njësisë Speciale nga Tirana prokurorë të Prokurisë së përgjithshme dhe efektive të Delta forcë si dhe antidrogë Vlorë zbarkuan në fshatin Babicë e vogël, rreth 10 km larg qytetit të Vlorës. Gjatë aksionit Forcat Speciale mësynë në një banesë dykatëshe, ku gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua një sasi e kondisderueshme lënde narkotike.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë afro 7 ton kanabis e paketuar, e cila ishte fshehur në bodrumet e banese dykatëshe fshehur brenda bidonëve alumini. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë qenë edhe persona të cilët janë shoqëruar nga Policia e Vlorës në ambientet e komisariatit. Drejtoria e Policisë Vlorë nuk bën me dije se sa persona janë shoqëruar apo arrestuar.
Droga e gjetur në ambientet e shtëpisë u transportua nga fshati Babicë me një furgon të Policisë se Vlorës si dhe një makine të ushtrisë. Në orët e para të mëngjesit së datës 19 tetor pritet qe policia e Vlorës të bëjë me dije sasinë e drogës së sekuestruar si dhe emrat e personave të implikuar në këtë trafik.
[gallery]24323[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO




