Lajme jo të mira në horizont për Juventusin pasi siguruan rikthimin e Pogba. Klubi torinez ka dështuar në negociata me përfaqësuesit e qendërmbrojtësit Matthijs de Ligt’s për zgjatjen e kontratës që përfundon në qershor të 2024. Arsyeja është bërë klauzola e largimit prej 115 milionë eurosh që nuk pëlqehet nga lojtari.
Tonet e ashpra në takim kanë nxitur spekulimet për mbrojtësin që u 75 milionë euro nga Ajax-i, pasi mediat në Angli shkruajnë se Manchester United dhe Chelsea janë gati të hidhën në sulm. Sakaq nga Spanja thonë se agjentia e lojtarit ia ka ofruar Barcelonës, një klub i interesuar prej kohësh për holandezin 22-vjeçar.