Toni Gogu demokratëve: I bëni gjyq një akademiku në sallën e Kuvendit! Nuk mund ta bësh rektorin të pandehur, kulturë komuniste

 

Deputeti socialist Toni Gogu mbajti fjalën e tij në parlament duke iu përgjigjur demokratëve dhe Gazment Bardhi lidhur me praninë e rektorit të UBT-së Fatbardh Sallaku në grupin parlamentar të PS-së. Gogu thotë se PD po bën gjyq publik ndaj një rektori në sallën e Kuvendit, duke pasqyruar një kulturë komuniste. 

'Që ti bësh gjyq një akademiku në sallën e kuvendit nga një forcë politike që i ka bërë gjyq publik kryetarit, anëtarëve, që merr thashthemet e kënetës, është kulturë e komunizmit që jeton i gjallë mes asaj partie, nuk është e drejtë. Nuk mund ta bësh rektorin të pandehur, kur nuk është, të pandehurit i merrni ju i bëni kryetar, kështu që kur të merreni me grupin e PS, jo vetëm lani gojën por edhe pastroni ndërgjegjen'.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për dëgjesën e rektorit në grupin e PS! Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! PS: Po i bëni gjyqin, Hallet e primareve mos i sillni këtu


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

‘Edhe në hënë të na çosh do i lëmë punët për orën e fundit’, Rama: Pres mbështetje masive nga shqiptarët e Greqisë, votoni numrin 5

‘Edhe në hënë të na çosh do i lëmë punët për orën e fundit’, Rama: Pres mbështetje masive nga shqiptarët e Greqisë, votoni numrin 5