Toni Gogu në Repolitix: Opozita e trembur nga drejtësia, pse nuk ka dalë të përshëndesë shkarkimin e gati 200 gjyqtarëve?

‘Opozita është trembur nga drejtësia e re, ndërkohë që i gjithë boshti i reagimit të saj ndaj Reformës në Drejtësi tregon se kanë probleme dhe se janë borxhlinj me drejtësinë’- kështu deklaroi në emisionin Repolitix në Report Tv ish-zv ministri i Drejtësisë Toni Gogu, teksa po flitej nëse me 25 prill do të vendoset fati i kësaj Reforme.

Gogu madje iu drejtua publikisht analistit Leonard Karaj duke e pyetur se pse opozita nuk ka përshëndetur asnjëherë publikisht shkarkimin e afro gati 200 gjyqtarëve të korruptuar.

‘Reforma në Drejtësi ishte pjesë e programit të PS-së dhe ne nuk jemi tutur dhe nuk i kemi lëvizur për asnjë çast.  Gjithë ky bosht i reagimit ndaj Reformës tregon se kanë probleme, janë borxhlinj me drejtësinë.  Opozita ka deklarata publike dhe janë fakte publike, ku kanë thënë se në datën 26 prill do të kemi ndryshime ligjesh dhe deri sa më në fund u bë e qartë fare se kush hidhte gurin dhe fshihte dorën. Nga njëra anë kemi një strategji të menduar mirë, ne kemi marrë vetëm mbështetjen për të vazhduar para. Qytetarët shqiptarë mezi presin që të zbatohet Reforma në Drejtësi. Drejtësia është në çdo aspekt të jetës sonë. Kemi shpjeguar sot sesi Reforma në Drejtësi impakton qytetarin në një sërë aspektesh. Nëse ne dëgjojmë me vëmendje numrat shifrat ajo tashmë është një grehinë që po merr formë.’- tha Gogu.

Toni Gogu: Si ka mundësi që opozita nuk ka dalë të përshëndesë një shkarkim të gati 200 gjyqtarëve të korruptuar, apo të përshëndesin hetimet për gjyqtarët?! Pse nuk ka një deklaratë përshëndetëse kur SPAK arreston gjyqtaren duke bërë korrupsion, apo ofruesin e një shërbimi publik siç është shëndetësia, madje dëgjojmë një lume anatemimesh?!

Leonard Karaj: Zoti Basha doli sot dhe e përshëndeti dhe tha që do të vazhdojmë zbatimin e Reformës pas 25 prillit. Edhe për gjyqtaren e Krujës ka dalë me deklaratë zyrtare, për gjysmën tjetër të opozitës se di.

Nga ana tjetër ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i cilësoi si propagandë akuzat e maxhorancës se opozita po pengon Reformën në Drejtësi.

‘Propaganda është e madhe dhe duan të thonë se Reformën po e pengon opozita. Nuk ka sesi opozita ta pengojë. Nëse dikush nga ne do të ishte i cënuar besoj se drejtësia e re do të kishte ardhur tek ne dhe të hetonte. Besoj se opozita këtu ka një pastërti totale. 25 prilli nuk ka të bëjë e fatin e Reformës në Shqipëri por me fatin e qytetarëve shqiptarë. Kam 10 muaj që jam me qytetarët dhe çështja kryesore që diskutohet është a ka shpresë në këtë vend!? Shqipëria ka miratuar ligje pafund, nuk vuajmë ne për të shkruar ligje bukur ne vuajmë në implementimin e ligjeve. Fakti që Shqipëria ende nuk i ka çelur negociatat tregon shumë.’- tha Gjosha.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë