Lajmin për takimin mes tyre e ka postuar kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook. Blair ndodhet për një vizitë në Tiranë, e dyta pas asaj në tetor të 2013 kur qeveria e re morri detyrën. Ish-kryeministri britanik është këshilltar i qeverisë Rama, marrëveshje kjo e cila është firmosur para zgjedhjeve të qershorit.
Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm, e ndërsa vetëm disa ditë më pas liderët e BE-së do të vendosin nëse vendit do t'i jepet apo jo statusi i vendit kandidat. Disa nga vendet skeptike të dhjetorit duket se kanë ndryshuar qëndrim, me Hollandën që konfirmoi votën pro, Britaninë e Madhe që ofroi nbështetje, si dhe Francën e Gjermaninë që janë lëkundur dhe ne deklaratat e zyrtarëve francezë e gjermanë është theksuar mbështetja për Shqipërinë.
Një tjetër hap i rëndësishëm që ka bërë qeveria shqiptare , është ndërhyrja e suksesshme në Lazarat, e cila ka marrë mbështetjen e gjithë faktorit ndërkombëtar.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)