Top Awards, Lubonja: E trishtuar
në tapetin e kuq, vetëm botox 

Top Awards, Lubonja: E trishtuar<br />në tapetin e kuq, vetëm botox 
Pallati i Kongreseve u pushtua mbrëmjen e së premtes nga artistët më të njohur shqiptarë, të cilët janë bërë pjesë e “Top MusicAwards”, ceremonia më e re e ndarjes së çmimeve. 

Sigurisht që nuk mund të ishte thjesht një kompeticion muzike, por ishte gjithashtu një ‘’garë’’se kush dukej më mirë, kush ishte ishte veshur më bukur e kush më pa shije

Si shumë artistë të tjerë, pjesëmarrëse ishte edhe Aktorja dhe drejtorja e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve të Tiranës, Monika Lubonja e cila ka shprehur keqardhje për të femrat e pranishme dhe dukjen e tyre të jashtme.

lubonja

Lubonja përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se mbizotëronte botoxi ç'ka i ka shkaktuar asaj një trishtim.

"Mendova se do gezohesha ne nje event te ketij lloi... Po nuk di pse mora me vete nje trishtim te madh...dhe per dreq mu kujtua thenia e Charles Bukvski.
Jam i lodhur duke para fytyra femrash të rrethuara nga botox .Gjinj të tejmbushur , të copëtuar nga konkurrenca , prapanica të ekspozuara ,taka dhe truke kozmetike , gjeste të vështira për gratë e lirshme ,tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit ...
Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre , me sjellje të butë ,mebuzëqeshje plot hir ,lëvizje joshëse , me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë .Me mendime origjinale dhe të reja . Dëshiroj të shikoj femra të pavarura , jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre .Femra me zemra prej akulli të shkrirë ,shoqe dhe mike të meshkujve ,të lira dhe të sinqerta/ Charles Bukoëski"
-shkruan Lubonja

Zonja Lubonja në një pronocim për Shqiptarja.com tha gjithashtu se në tapetin e kuq të shumëpërfolur rrezatuan vetëm Jonida Vokshi dhe Valbona Selimllari.

"Te vetme femra te bukura mbi ate tapet te bukur ishte Jonida Vokshi dhe Valbona Selimllari... Me ato mu clodh syri dhe shija ime."-tha Lubonja

valbona Selimllari
(Valbona Selimllari)

Një shembull tjetër i mirë nga tapeti i kuq i Top Aëards ishte  Fatma Haxhialiu e Aulona Musta të cilat kishin zgjedhur të protestonin në këtë event. Ato parakaluan në tapetin e kuq të mbështjella me pelerina të zeza nga koka te këmbët dhe me zinxhirë  si shenjë proteste kundër dhunës ndaj femijëve e grave.

"Mbreme zgjodhem te mos bejme parakalimin a zakonshem ne tapetin e kuq ne Top Awards. Shfrytezuam nje eveniment si ky, per te veshur mbi rrobat e bukura petkun e vertete te ketyre koheve. Erdhem te veshura zi, te lidhura me zinxhire, si cdo grua, cdo femije, fundja cdo individ ne kete vend.  Sollem ne feste pak deshperim, per te treguar se cudia me e madhe nuk duhet te zgjase me tre dite. Se nuk duhet te sensibilizohemi vetem kur shikojme videoskandale...Ishim aty si viktima, pa ze, pa fytyre, te pafuqishme, si roberesha lidhur me zinxhir, ishim aty si cdo grua qe keshtu ndihet cdo sekonde te jetes se saj, si cdo femije perballe monstrave me fytyre njeriu...Ishim aty...ishim aty...dhe ndoshta nuk pane edhe kete here...ashtu sic bejne me te dobetit ne kete vend. Pak rendesi ka, ne ishim aty per t'i kujtuar gjithe te pranishmeve veshjen e vertet poshte xixave e teminave...per t'i treguar si e kemi te veshur shpirtin keto kohe!-shkruan Fatma në rrjetin social Facebook.
 
fatma
fatma
(Fatma e Aulona në tapetin e kuq)

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe zv.kancelari gjerman mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh

Rama dhe zv.kancelari gjerman mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh