Top Channel, padit Adi Krastën

Top Channel, padit Adi Krastën
Televizioni Top Channel, ka paditur moderatorin Adi Krasta për shkelje të kontratës së punës. Ditën e djeshme në sekretarin e gjykatës së Tiranës, është regjistruar padia ndaj moderatorit televiziv Krasta, për shkelje të kontratës së punës dhe për këtë i kërkohet t’i paguaj televizionit 32 milionë lekë të vjetra.
Krasta ka qenë pjesë e stafit dhe një nga figurat kryesore të këtij televizioni. Në tetor të vitit të kaluar, kur kishte ditën e programit “100 milionë” nuk është shfaqur si gjithmonë. Aty u mor vesh dhe u kuptua përfundimisht prishja dhe krisja e marrëdhënieve mes tij dhe televizionit “Top Channel”.Ai nuk është prononcuar asnjehere për këtë largim dhe nuk ka dhënë përgjigje konkrete për arsyet reale të largimit të tij. Por nga ana tjetër, për këtë ikje të papritur nuk i ka ardhur mirë televizionit në të cilin punonte, pasi sipas tij, ai ka thyer një kontratë pune dhe nuk e ka respektuar atë deri në fund.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!