PRISHTINE, 31 Janar/ATSH/- Filmi "Top je bio vreo", me regji të Bobana Skrelica, që nga gjysma e janarit, vijon të shfaqet edhe në kinematë e Serbisë. Ky film i cili ishte premierë vitin e shkuar në Festivalin e Beogradit, sjell një histori të hidhur e të sinqertë që kujton ngjarjet e Sarajevës në fillim të viteve 90-të.
Fokusi i civilëve gjatë luftës është në këtë film, ku tmerret e luftës shihen nga perspektiva e dy djemve. Sikurse raportojne mediat kosovare, në këtë film luajnë aktorët: Anita Mancic, Mira Banjac, Slavko Stimac, Nikola Duricko, Srdjan Todoroviq, Enver Petrovci, Bojana Maljevic, Milica Mihajloviq ...
Filmi është bazuar në romanin e Vladimir Kecmanovic, i cili ishte shndërruar në një bestseller dhe i kurorëzuar me shumë çmime, i cili ngriti një stuhi në ish Jugosllavi por edhe gjatë dhënies së premierës, ky film ka ndezur një konflikt të ashpër publik sepse Kecmanovic pohoi se Skerlic tradhtoi frymën e romanit të tij./a.g/