TIRANE- Denis Dunisha, i cili njihet edhe si modeli nga Tropoja në disa videoklipe këngësh të këngëtarëve shqiptarë, i dërgonte sms të dashurës së tij studente, ku e kërcënonte se do i njoftonte prindërit e saj për lidhjen e tyre të nisur në rjetin social facebook, nëse nuk do i jepte 1 milion lekë të vjetra.
Me të marrë sinjalizimin përkatës policia e Tiranës zbardhi ngjarjen duke vënë në pranga Dunishën, ku aktualisht ka ngritur ndaj tij akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”. Pas arrestimit të modelit Denis Dunisha, ky i fundit është marrë në pyetje nga ana e policisë së Tiranës, duke deklaruar se ai kishte bërë një shaka me të dashurën e tij dhe se nuk kishte asnëj gjë serioze rreth atij mesazhi që i ka dërguar në Facebook.
Pikërisht ky mesazh tashmë është administruar në dosje nga ana e policisë dhe se pritet që brenda tre ditëve Denis Dunisha të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë prokuroria. Ndërkohë që e pyetur nga policia, 21-vjeçaria ka pohuar se i dashuri i saj i kishte bërë herë pas here kërcënime me qëllim marrjen e lekëve.
/Shqiptarja.com