Topallaj: Nëse Basha ndryshon sistemin jemi gati të qeverisim bashkë! Liderët janë kundër vullnetit të qytetarëve

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report TV tha se ndërkombëtarët nuk mund të detyrojnë dot partitë kryesore politike që të ndryshojnë sistemin zgjedhor. Topallaj ishte ishte në një linje me Myslim Murrizin për ndryshim sistemi. Ndërsa tha se "nëse Basha ndryshon sistemin jemi gati të qeverisim bashkë"

Sipas Topallajt, faktori ndërkombëtar ka dy 'halle': Të bëjë diçka për kodin elektoral dhe të kthejë normalitetin politik.

"Faktori ndërkombëtar nuk i detyron dot partitë kryesore që në zgjedhjet e fundit kanë marrë 85% të votave që të ndryshojnë sistemin kur ato janë në unison për të mos ndryshuar sistemin. Faktori ndërkombëtar ka edhe dy halle të tjera: E para është parimi që më mirë të bëjmë diçka sesa ta lëmë të njëjtën sistem dhe kod elektoral. Po t'ia lësh dy partive ato nuk duan të kenë asnjë ndryshim në kodin elektoral. Unë mendoj se është një avantazh të futim sistemin elektronik. Nëse bëhet ai ndryshimi tjetër që komisionet të jenë apolitike, edhe ky është një lloj përmirësimi. Faktori ndërkombëtar ka dhe një hall tjetër, do ta kthejë në normalitet skenën politike. Ne kemi qenë në situatën që partitë politike nuk kanë njohur zgjedhjet kur kanë qenë vetë në zgjedhje. Një nga arsyet që faktori ndërkombëtar e do me dakordesi është që të qetësojë gjakrat", u shpreh Topallaj.  

Sipas Fabian Topallajt, opozita jashtë parlamentare pati një mundësi për ta kapitalizuar frymën popullore dhe ta kthente në votë kundër qeverisë, por e shpërdoroi. Ai tha se partitë kryesore politike janë vendosur kundër vullnetit të popullit.

"Opozitës jashtëparlamentare iu dha një mundësi nga ndërkombëtarët. I krijoi një mundësi për t’u kthyer në sistem, pra në institucione, por opozita jashtëparlamentare nuk e kapitalizoi. Kërkoi ndryshimin e sistemit, por propozimi për ndryshimin duhet të vinte prej tyre. Në këtë vend zgjedhjet vidhen një ditë para. Atë ditë procesi bëhet normalisht. Nëse ky sherr bëhet për të vjedhur votat e partive të vogla, ky debat është i kotë. Opozita jashtëparlamentare pati mundësi të artë që ta kthente në votë kundër Ramës kapitalizimin. Këtu ka nevojë domosdoshmërish për një sistem të hapur politik. Këmbëngulja e ndërkombëtarëve, që kjo reformë të bëhet me dakordësinë e dy partive të mëdha është logjike. Por nuk ua imponojnë me zor dy liderëve të partive. Të dy janë kundër vullnetit të tyre. Dhe zgjidhja duhet të vij nga populli. Asnjë votë për deputetë që duan ti mbajnë për veten e tyre. Ne duhet të bëjmë shumë vota opozitare, që të mos ketë manipulime. Rregullat e lojës i kanë partitë kryesore. Partitë e kanë në dëmin e tyre elektoral faktin që janë vendosur kundër vullnetit të popullit. Nuk ka çfarë t'i bëjë faktori ndërkombëtar. Qytetarët e kanë të qartë që dy liderët janë kundër vullnetit të tyre për të zgjedhur deputetët. Le të ndihen të fortë Basha dhe Rama, dita e votimit do të vijë dhe unë them që ka vetëm një zgjidhje, populli t'ia masë në ditën e votimit" , deklaroi Topallaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Basha: 04/06/2020 23:13

    Basha Basha i kan ngel koqet e dashit ne dore e i duken si top futbolli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)