Topalli bekon diplomatin katolik
në martesën me nusen libiane

Topalli bekon diplomatin katolik <br />në martesën me nusen libiane
TIRANE - Tirana ka dëshmuar edhe njëherë se harmonia fetare është një nga vlerat më të mira që shqiptarët kanë. Objekti më i rëndësishëm i kultit I myslimanëve, xhamia e Et’hem Beut në kryeqytet, ka pritur mbrëmë vizitorë të veçantë.

Një çift, përfaqësues të lartë të OSBE-së, dhëndëri gjerman dhe i besimit katolik, ndërsa nusja libiane e besimit mysliman, kanë vendosur të thyejnë tabutë dhe të organizojnë ceremoninë martesore në Xhaminë që gjendet në zemër të Tiranës. Ndërsa ceremonia martesore zhvillohej në një ambient të veçantë (që në fakt është ambienti ku falen gratë) me të ftuar VIP dhe personalitete të rëndësishme të politikës shqiptare dhe përfaqësues të lartë të OSBE, besimtarët myslimanë vijonin ritualin e faljes dhe shijonin edhe bekimin e hoxhës që kjo familje e re të ketë jetë të gjatë, begati dhe fëmijë të shëndetshëm për të plotësuarkështu ciklin e jetës. Asnjëra palë nuk është trazuar nga tjetra.

SHKRIMIN E PLOTE MUND TA LEXONI NE NUMRIN E SOTEM TE SE PERDITSHMES SHQIPTARJA.COM, OSE ONLINE DUKE KLIKUAR LINKUN

(aq/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet