Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ende nuk kanë marrë dietat, tarifat e celularëve, paratë e karburantit për dy muajt e fundit, nëntor e dhjetor. Ata janë tepër të shqetësuar sepse deri më tani kanë lëvizur me paratë e tyre, pavarësisht se na ndajnë vetëm pak muaj nga fushata elektorale, që për vetë rëndësinë e saj kërkon shpenzime të mëdha dhe nga deputetët. Ligjvënësit e të gjithë krahëve politikë akuzojnë Topallin për neglizhëncë në drejtim të kalimit të këtyre parave si kompensim i shpenzimeve në llogaritë e tyre bankare. Më konkretisht, deputetët e Kuvendit s'kanë marrë 170 mijë lekshin e celularit për dy muaj, pra plot 340 mijë minus në llogarinë e tyre, 490 mije lekshin e karburantit për ata që janë larg zonave elektorale, e cila pothuajse është e njejtë për të gjithë pasi dhe Topalli vjen në Tiranë, ku për dy muaj kjo shumë arrin në 980 mije lekë për deputet. Ndërkohë që nuk janë dhënë as dietat për hotelet ku deputetët që janë larg nëpër zona kanë 6 ditë dieta që shkon deri në 300 mijë lekë, pra për dy muaj 600 mijë lekë për deputet, si dhe gjashtë ditë hotel me mesatare nga 30 mijë lekë që shkon në 360 mijë lekë në dy muaj, ndërkohë që ata që vijnë në Tiranë kanë 12 ditë në muaj hotel dhe dieta, që bëjnë 740 mijë lekë në dy muaj për hotele ose shtëpi me qira dhe 600 mijë lekë si dieta. Por pa harruar në këtë mënyrë dhe paratë që marrin nga pjesmarrja në komisionet parlamentare, ku minimumi janë tetë pjesmarrje me nga 25 mijë lekë pjesmarrja, pra në dy muaj 400 mijë lekë. Nëse do të merrej shpenzimi mesatar i deputetëve në këto dy muaj të cilët nuk janë paguar i bie që ata ta jenë rrënuar në shpenzimet e tyre, pasi kanë paguar më shumë se sa kanë marrë si rrogë të tyre që është afërsisht 1 250 000 lekë në muaj. Kështu, pasi mblidhen të gjitha shpenzimet e paratë e pamarra në këto dy muaj si dieta dhe shpenzime telefonike, fjetje dhe karburanti gjatë punës nëpër zonat e tyre elektorale, i bie që një deputet të ketë shpenzuar 2 720 000 lekë afërsisht një mesatare mes deputetëve, atyre që janë larg dhe afër me zonat elektorale, atyre që kanë shtëpi me qira në Tiranë. Pra pikërisht kjo është shuma e cila është bllokuar nga ana e Topallt, duke sjellë dhe zbrazjen e xhepave të deputetëve të Shqipërisë, të cilët kanë vajtur në zonat e tyre elektorale me paratë e tyre duke shpenzuar më shumë se sa paga e dy muajve. Burimet zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë saktësojnë se "paratë për dietat, shërbimin telefonik, karburanti dhe gjithë shpenzimet e tjera për muajin nëntor janë vonuar për arësye të mbylljes së thesarit me 17 dhjetor të vitit të kaluar. Kjo ka bërë që pagesat e muajit nëntor të mbarten në fillim të muajit janar. Ndërsa për muajin dhjetor, dje është bërë listapagesa dhe është dërguar në thesar. Dhe pritet të merret shumë shpejt". Një deklaratë e cila në thelb të saj ka justifikimin e përdorur për administratën shtetërore të cilës iu mbartën për në mesin e janarit pagat. Ndërkohë që janë paguar pagat e nëntorit dhe të dhjetorit, shpenzimet e tjera kanë "ngecur" në thesar. Dhe nuk janë pak, por për të gjithë deputetët e Shqipërisë, një shumë e tillë arrin në një vlerë mesatare 360 800 000 lekë për dy muaj e fundit, që kanë bërë që Topalli të shtrëngojë fort dorën.
Shpenzimet e deputetëve në dy muaj
Celular 2 x 170 mijë = 340 mijë
Hotel 2 x 200 mijë = 400 mijë
Dieta 2 x 300 mijë = 600 mijë
Karburant 2 x 490 mijë = 980 mijë
Komisione 2 x 200 mijë = 400 mijë
Gjithsej për një deputet 2 720 000
Gjithsej për 140 deputetë 360 800 000
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(Redaksia online )
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Shpenzimet e deputetëve në dy muaj
Celular 2 x 170 mijë = 340 mijë
Hotel 2 x 200 mijë = 400 mijë
Dieta 2 x 300 mijë = 600 mijë
Karburant 2 x 490 mijë = 980 mijë
Komisione 2 x 200 mijë = 400 mijë
Gjithsej për një deputet 2 720 000
Gjithsej për 140 deputetë 360 800 000
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(Redaksia online )
(sg/Shqiptarja.com)









